leoni

Pirro Prifti: “Kur katundaria zbret në qytet-Atdheu osht në rrezik”

Kjo e ashtuquajtur aforizmë e thënë para 70 e ca
vitesh më parë nga Qazim Mulleti (gjithmonë sipas komedisë me të njëjtin emër
të luajtur mjeshtërisht nga Robert Ndrenika), mbetet pak a shumë në të njëjtin
nivel vigjilence ashtu sikundër ishte thënë në atë kohë por me kontekst të
ndryshëm. Në atë kohë Qazim Mulleti hidhte idenë e rrezikut nga ana e
fshatarësisë (katundarisë) e cila ishte lidhur me komunizmin dhe lufta e tyre
do të rrezikonte sipas tij rregjimin fashist por dhe të atij.


Aktualiteti i kësaj pseudo-aforizme është i
pranishëm në Shqipërinë e sotme jo në rrezikun realisht të shëmbjes së
rregjimit të sotëm por në shëmbjen dhe rrezikun që erdhi pas viteve `90, nga
mentaliteti katundaresk në drejtimin e vendit, nga mungesa e profesionalizmit
në drejtimin e vendit, nga rreziku qe vjen nga prania militantizmi partiak në
drejtimin e vendit, nga prishja e hierarkisë profesionale, dhe në përgjithësi
nga copëtimi i  zinxhirit të përgatitjes
së specialistëve në çdo fushë bazuar në eksperiencën profesionale në raport me
moshën.

Shmangia dhe largimi nga drejtimi i vendit dhe i
sektorëve të vëndit, i teknokrateve dhe meritokratëve dhe në përgjithësi i
sistemit teknokraik dhe meritokratik i drejtimit të vëndit në të gjitha fushat
si ato ekonomiko-financiare, mjekësore, arsimore, inxhinjerike të të gjitha llojeve,
administrative, ushtarake politike,  po
shkakton pikërisht po atë që thamë më sipër rrezikimin e vendit që të ecë në
mënyrë të stabilizuar për tu integruar në BE duke plotësuar detyrat e lëna nga
Bashkimi Europian.

Dihet se këto detyra të lëna nga BE mund të
realizoheshin shumë më përpara por edhe sot me sukses, nëse në drejtim të
fushave respektive do të ishin specialistë, profesionistë, teknokratë, dhe
meritokratë të këtij vendi.

Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur, dhe përpjekjet që
po bëhen sot nga maxhoranca respektive megjithëse janë serioze, e kanë të
pamundur të realizojnë në mënyrë të shpejtë `detyrat e shtëpisë` të lëna nga
BE, uljen e papunësisë, uljen e nivelit konfliktual politik, dekriminalizimin e
politikës.

Faktorët e tjerë të rëndësishëm se përse  mbetet `atdheu në rrezik për shkak të
zbritjes së të ashtuquajturës `katundari` , spjegohen me :

Futjen ne poste drejtuese jo-politike, të personave
pa eksperiencen e duhur dhe pa profilin e duhur,

Futjen ne poste drejtuese politike të personave
militantë dhe të inkriminuar,

Futjen në poste politike dhe jo-politike të
individëve për arësye klienteliste dhe korruptive, me qëllim që të shmangen ata
me eksperiencë të cilët mund tu prishin aferat e ideuaa nga drejtuesit politike
sepse do të kërkonin zbatimin e ligjit,

Prishjen e institucioneve të rëdësishme si ai i
urbanistikës, i ndërtimit, i bujqësisë, të cilëtë orientonin dhe sugjeronin
zgjidhje të arësyeshme të zhvillimit të vendit,

Përvehtësimi i pasurive të shtetit dhe të popullit
nga grupe të rëndësishme politike nëpërmjet nxjerrjes së këtyre pasurive në
ankande jo të rregullta,

Funksionimi i pushtetit të tretë- i Drejtësisë jo si
pushtet i pavarur por i pushtet jo-cilësor e jo-profesional, dhe ndërhyrja e
politikës në çështje të caktuara duke dhënë vendime të padrejta,

Emigrimi masiv i popullatës dhe i brezit të ri për
të gjetur punë duke shkaktuar një humbje të madhe të fuqisë puntore por dhe të
inteligjencës.

Çvendosja masive e popullatës rurale për në qytetet
e mëdha për një jetesë më të mirë.

Argumenti i të ashtuquajturës `katundari` sipas
Qazim Mulletit i cili shpreh me këtë term një përbuzje ndaj popullit të
thjeshtë dhe më saktë ndaj fshatarëve të varfër që u bashkuan në atë kohë me
luftën nacional-çlirimtare, në komentin tim ka një kuptim simbolik duke
përdorur fjalën `katundari` me idenë e ardhjes në pushtet pas viteve `90 e
këtej të intelektualëve ruralë të cilët u dyndën në qytete për të gjetur jo
punë -por punë si drejtuesa, duke u përfshirë në politikë dhe npërërmjet saj të
futen në drejtim të vëndit (me bekimin e politikës anormale shqiptare të
drejtuar nga ish komunistët e sigurimsat së bashku me spiunët); erdhën për të
drejtuar dhe jo për të punuar so cdo njeri tjetër nëpërmjet punës së ndershme
dhe jo nëpërmjet konkurimit, por nëprmjet futjes në parti, militantizmit
partiak duke rrënuar me dashje hierarkinë profesionale, teknokratët,
eksperiencën në punë, duke shamngur njerëzit me eksperiencë në punë të cilët
mund të drejtonin me maturi vendin.

Termi `katundari` ka të bëjë sot (sipas mendimit
tim), me kuptimin e futjes në drejtimin e shtetit të njerëzve pa eksperiencë,
militantë dhe me mentalitet fshataresk e duke lënë në hije dhe duke
nënvlerësuar e shmangur hierarkinë profesionale të përgatitur me aq mund gjatë
viteve.

Kjo në fakt ka vënë në rrezik stabilitetin e vendit
për shkak të mungesës së drejtimit me eksperiencë të vëndit por edhe të dhënies
së zgjidhjeve të matura e të zgjuara në rastet e vështira ekonomiko-politike të
vëndit.

Ka qënë ndihma e BE dhe e SHBA që ka shmangur gjakderdhjet
dhe rrënimin e destabilizimin e Shqipërisë nga veprimet e nxituara apo
korruptive të drejtuesve politikë dhe të tjerë.

Kjo vërteton edhe një herë se `katundaria` e dyndur
në drejtimin e vendit, e vendosur aty pa asnjë lloj kriteri vite me rradhë,
vazhdon të shkaktojë edhe gjatë kësaj periudhe, një rrezikim të fateve të
vëndit në kuptimin e vonimit të integrimit, mosbesimit nga ana e partnerëve të
huaj, dhe vazhdim e konflikteve politike brënda vendit për shkak të aferave
korruptive e klienteliste, të cilat pengojnë progresin normal të Shqipërisë dhe
integrimin e saj sa më parë në BE.

Le të shpresojmë që Maxhoranca në fuqi nëpërmjet
reformave tërësore që mendon të realizojë, të arrijë të stabilizojë vendin duke
i dhënë përparësi drejtimit të vëndit me anë të teknokracisë, meritokracisë,
dhe rivendosjen e hierarkive profesionale ashtu si e kanë dhe vëndet
perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …