Shtatori entuziazmon mijëra nxënës, studentë,
arsimtarë dhe profesor e po ashtu i gjallëron objektet arsimore. Fillimin e
këtij muaji e vërshojnë urimet dashamirëse nga të gjitha nivelet. Do ju
bashkohem këtij krye urimi për formimin dinjitoz të gjeneratës mbi supet e të cilës do peshon e ardhmja shqiptare, por,
do mundohem të zbres edhe në ndjesinë e këtij raporti më të rëndësishëm
njerëzor nxënës-mësimdhënës. Përpjekjet do konsideroheshin fisnike kur këtë
marrëdhënie të shenjët do mundohemi ta zhveshim nga të metat.
Qasjen time
ndaj shkrimeve e justifikon kjo shprehje e shkrimtarit dhe kritikut letrar
Francesco De Sanctis: “Dashuria e rrejshme ndaj atdheut na nxit të mendojmë
se është mirë t’i fshehim të metat e kombit tonë, e kjo është një anë qesharake
e njerëzve të dobët”
Sikur të veprohej simbas kësaj thënje të Niçes, të arriturat në shkencë do të ishin të
mahnitshme: “Profesori duhet të jet i lumtur vetëm kur e tejkalon studenti
i tij.”
Për nxënësit
dhe studentët është shumë i rëndësishëm
dhe emocionues takimi i parë me mësuesit dhe profesorët e tyre. Një numër i
vogël i mësimdhënësve shqiptarë që në fillim me një fjalor joshës, dashamirës
dhe ikurajues kanë ditur t’i hapin
portat drejtë horizonteve të diturisë duke u shndërruar kështu në personazhe
frymëzuese për dëgjuesit. Një numër i madhë i mësimdhënësve shqiptarë kësaj ore
të parë ju kanë çasur me autoritet duke e paraqitur rrugën e diturisë me shumë
peripeci, sfida dhe sakrifica. Në këtë mënyrë tek nxënësit kanë ngjallur frikë
ndërsa disa studentë i kanë shty t’i thonë lamtumirë fakultetit. Fatkeqësisht
kam pasur rastin të takoj studentë të tillë dhe që nuk kanë qenë nxënës të
dobët. Orët e para disa herë edhe i kanë dhunuar.
Po e bëjë pjesë të këtij shkrimi një kujtim të
hidhur të jetës sime për të pasqyruar vulgaritetin e arsimtarëve. Ishte ora e
parë e klasës së pestë ku ne ishim në pritje të njoftoheshim me kujdestarin
Ferit, ai posa hyri na gjeti jashtë bankave dhe na skuqi pamëshirshëm faqet e
gjysmës së nxënsave.
Më kujtohet edhe mësuesi im hijerëndë Shefqeti kur
na detyronte t’i rregullonim shkopinjët e trashë të cilët i thente në duart tona, ndërsa ne ishim nën
moshën dhjetë vjeçare. Kam parë edhe nxënësa të gjakosur nga duart e
arsimtarëve. Dhuna patë ndikim ngulfatës ndaj diturisë dhe na mbjelli traumat
thellë në qenien tonë. Lotët e nxënësave më kanë prekur aq shumë sa që fillova
t’i shoh si armiq të fëmijëve arsimtarët. Me kalimin e kohës e kuptova se mësimdhënësit me gjithë qenien e
tyre janë duke bërë sakrifica mbinjerzore për ta mbajtur gjallë frymën e
arsimit pa paga dhe nën torturat e policëve serb.
Mësimdhënësit e para luftës nga titujt e heronjëve i
privon vetëm dhuna që kanë përdorur ndaj nxënësave. Për hirë të punës heroike
çdo gjë ju falet, por nuk mund të harrohet. Ndërsa mësimdhënësve të pas luftës
asgjë nuk ju falet.
Çuditrisht
rrahja në forma mizore gjeti prehje edhe mbas luftës nga mësimdhësit. As ligji
nuk arrit t’i ndaloj nga përdorimi i dhunës, madje këta të parët e shkelën me
të dy këmbët ligjin. Kur isha në gjimnaz hyri
një profesor në klasë dhe e nxori shoqen e klasës sime përmes flokëve,
vetëm pse kishte dalur në koridor dhe na shokoj të gjithëve Sabiti. Në vitin
2006, kur shkova në mbledhjen e
prindërve për motrën time kujdestari i saj Selimi na u drejtua: a jeni
të pajtimit që t’i rrahi nxësat se nuk po mësojnë?! Të gjithë ishin të moshës
së shtyer dhe u pajtuan për çudi! Prita që të flas i fundit dhe fillova kështu:
Si ka mundësi të bëhet një propozim kaq i turpshëm nga një profesor?! Vetëm kur
mungon fuqia e fjalës ajo zëvendësohet me grushta…. Mbasi mbarova profesori ngeli i shtagur ndërsa në fytyrat e prindërve kishte një pendes që kishin ra dakort me
popozimin e turpshëm të profesorit. Në
suaza të kësaj psikoze më së shumti jam revoltuar kur me humor e pata pyetur
një moshtar timin që ishte bërë arsimtar, mos vallë i rrahni nxënsat? Ai u
përgjigjë me krenari se nganjëherë po. Mbi të u shfryva me aq mllefosje sa që u
ngrit nga tryeza me pretekst qesharak: paskam harruar se e kam një takim.
Fatkeqsisht edhe brezi i ri i mësimdhënsve ishte infektuar nga të vjetrit,
pasojat ishin dramatike.
Nga mësimdhënësit brutal tek mësimdhënësit perversë
Për gjatë
shkollës së mesme i vreja shikimet e profesorëve ngultasi mbi sytë e vajzave
nën moshën tetëmbëdhjet vjeçare. Më ka rastisur të dëgjoja kur kaloja afër
profesorëve përshkrime erotike për nxënëset. Pastaj u flitke për lidhje
dashurie mes profesorëve dhe nxënëseve me fakte. Disa prej këtyre lidhjeve u
kurorzojshin me martesa e disa të tjerat mbetshin si avantura. Këto lidhje
dashuri, fejesore dhe martesore u gjykojshin normale, për të mos thën në modë.
Kjo gjendje e hidhur më ka acaruar tmerrsisht shumë. Marrëzia e pata arritur
kulmin kur u shpallnin martesat mes arsimtarëve dhe nxënëseve të shkollave
fillore. Një arsimtar që e mbante veten të mbushur me moral dhe respektues të
rregullave hyjnore u shfaq për krahësh
me nxënsen e tij të shkollës fillore. Sot këto lidhje dashurie dhe martesa
skandaloze janë fatkeqësisht pjesë e realitetit shqiptarë dhe për çudi ne që
jemi thirrë në mbrojtje të moralit po ecim me kokë ulur si qyqarë. Politizimi
ua rrëmbej identitetin shumë shqiptarëve dhe para se të reagojn ndaj
dukurive të shëmtuara ata u shndërruan
në shurdha-memec të gjorë. Disa prind kur reagojshin në formë paknaqësi ndaj
kësaj dukurie negative, pushteti lokal këta mësimdhënës i transferonte në një
shkollë tjetër meqenëse ishin antarë të partisë.
Në këto suaza
mësimdhënësit dhunshëm kanë shkelur dhe vazhdojnë të shkelin mbi kodin penal, traditën shqiptare, moralin
dhe etikën njerëzore sa që dënimi ideal do të ishte marrja e të drejtës për ta
ushtruar këtë profesion dhe për t’i mbyllur prapa grilave të burgut. Ne kërkojm
të futemi në Evropë me mësimdhënës që
martohen me të mitura, ku kjo martes edhe njerzve të rëndomtë do t’ju kushtonte
me shumë vjet heqje lirie.
Skandalet e pedagogve universitar i finalizoi rasti
i fundit i profesorit të fakultetit juridik në Prizren, që kërkonte marrëdhënie
seksuale në emër të notave. Fatkeqësisht nëpër shumë indekse të studenteve
shqiptare është vënë nota në emër të marrdhënieve seksuale. Niveli më i lartë
intelektual t’i detyron të bëhen pjesë e mëkatit skandaloz studentet e
vuajtura, është një krim me dozë të
lartë të tragjedisë. Ato kishin dy rrugë para këti propozim çnjerzor, të
shkonin pa dëshirë në shtrat me moshatarë e etërve të tyre, ose ta përsëritnin
vitin deri në tërheqje për shkak asaj note.
Nga mësimdhënsit pervers tek mësimdhësit mediokër
dhe të papërgjegjshëm.
Përgjegjësve
politik asnjëherë nuk do t’ja fal
historia shqiptare madje do të tërheq edhe mallkimin e brezave të ardhshëm për
kryemekatin: individët e pa formuar denjësisht i emruan mësimdhënës. Përmes
intervenimeve politike arritën të bëhen
mësimdhënës pa përfillur kritere, duke ia zënë vendet atyre që kishin merita,
ku në këtë mënyrë ia cenuan dinjitetin sistemit arsimor dhe vazhdojnë fatkeqësisht.
Ata dallohen në sjellje, në të shprehur, në kulturë, në edukat, në zbërthim të
leksioneve dhe në çdo gjë tjetër që nuk përkon me natyrën e zgjuar të këtij
profesioni më të rëndësishëm njerëzor. Këta disa herë i fillojn mësimet duke i
komentuar serialet televizive ose duke folur për pasionet e tyre. Ata shpesh
tentojnë t’ja ngjallin militantzmin nxënsave për partin të cilës i shërbejnë.
Ata gjatë periudhës së zgjedhjeve dalin nga orët e mësimit për t’ju
bashkangjitur fushatave elektorale. Prej
tyre ka që janë kundër figurës më të rëndësishme kombëtare Skenderbeut dhe sa
herë ju qëllon të shpjegojnë për të, flasin kundër tij dhe pro pushtimit të
osmalinjëve. Orët me ta janë monotone dhe të zymta, sepse, nuk paraqesin
kurrfarë motivimi për dituri. Ata i mbushin tabelat ose ju diktojn përmes
fletoreve që i mbajnë në duar. Ata madje shpërblehen përmes çmimeve e
nganjëherë avancohen edhe në postin e drejtorit.
Pasojat që janë duke i shkaktuar kanë përmasa
tragjike dhe do të lënë gjurmë ndër breza.
Mësimdhënësve të devotshëm dhe të dinjitetshëm
ju perkulem para vuajtjeve dhe punës
madheshtore që kanë bërë për qenien tonë kombëtare.