leoni

Asfaltohen rrugët në Lladrovc dhe Tërpezë dhe po hapen rrugë të reja në fshatrat tjera

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, janë asfaltuar rrugët në fshatrat Lladrovc dhe Tërpezë. Asfaltimin e katër rrugëve në këto dy fshatra, e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e lagjeve, rrugët e cilave janë asfaltuar. “Ne jo thjeshtë që po kryejmë një obligim në raport me juve, por jemi duke e bërë të pamundurën që infrastruktura të jetë e rregulluar në çdo vendbanim dhe në çdo lagje, në mënyrë që të gjithë banorët të kenë mundësi më të mira për të lëvizur, e sidomos në fshatrat e largëta”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në këto fshatra. “Në raport me fshatrat më të largëta dhe më të thella, kemi më shumë obligim, pasi rregullimi i infrastrukturës, do të thotë krijim i kushteve për banorët, për të qëndruar në këto fshatra”, ka thënë Berisha. Përndryshe, janë asfaltuar dy rrugë në fshatin Tërpezë, dhe dy rrugë në lagjet Bibaj dhe Balaj në Lladrovc. Nënkryetari Berisha, gjithashtu ka vizituar edhe fshatin Burim, ku janë duke u hapur dhe po përgatiten për asfaltim edhe katër rrugë, tri brenda fshatit dhe një rrugë tjetër që lidhë fshatin me rrugët kryesore. Edhe këtu, nënkryetari Berisha është takuar me banorët, të cilët i ka uruar për rrugët, si dhe i ka dëgjuar edhe hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët. Të gjitha këto rrugë që po asfaltohen, apo hapen rrugët e reja të cilat po hapen, mundësohen nga buxheti komunal i Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …