Nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se është turp për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale. Haradinaj ka thënë se kidnapimi i Remzi Shalës nga EULEX-i ka qenë pjesë e një skenari. “Ky kidnapim ka qenë pjesë e një skenari që ata të përleshen me familjarët e Shalës e më pas të shkaktohen trazira”. Nënkryetari i OVL UÇK ka thënë se Gjykata Speciale është raciste dhe drejtuar vetëm shqiptarëve. “Unë e di shume saktë se kush do të ftohet nga kjo gjykatë. Mund të ftohet çdo pjesëtar i UÇK-së. Bile mund të ftohen edhe këta veteranët e rrejshëm që gjenden në ato lista”, ka thënë mes tjerash, Nasim Haradinaj
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …