Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot pakon e ligjeve për reformën në drejtësi. Përmes një shkrimi ai ka dhënë lëvdata për punën siç e quajti ai të jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë. Sipas Thaçit, me legjislacionin në fuqi është harmonizuar lufta kundër krimit, korrupsionit, dhe dukurive tjera. “Sot e dekretova pakon e ligjeve për reformën e bërë në sistemin e drejtësisë, të cilën e kisha iniciuar që në fillim të mandatit tim. Është bërë një punë e jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë, duke harmonizuar plotësisht legjislacionin tonë për luftimin e krimit, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative me standardet më të larta të vendeve të Bashkimit Evropian. I përgëzoj të gjithë ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, që punuan pandërprerë për të mundësuar reformën më të madhe në sektorin e sundimit të ligji”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …