Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën donacionin nga Korporata e Sfidave të Mileniumit. Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përparmin në luftën kundër korrupsionit. Ambasadori Kosnett ka shkruar se Kosova duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, për ta ruajtur të drejtën për Programin Kompakt të MCC-së. Ditë më parë Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka avancuar statusin e Kosovës në këtë program, duke ndarë miliona euro të cilat do të investohet në infrastrukturë dhe energji. Ndërsa si shenjë falënderimi për këtë donacion Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur flamuj amerikan në çdo cep të kryeqytetit.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …