Ftesë nga kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi për familjar të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës

Të nderuara familje të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës!

Jeni të ftuar që nesër me 14 Dhjetor, nga ora 10:00, bashkë në sallën e Kuvendit Komunal të ndjekim seancën ku do të votohet formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Pa kontributin tuaj të pashoq ne sot nuk do të gëzonim as lirinë, as shtetin e as ushtrinë, andaj kam dëshirë që këtë ditë historike ta ndajmë e përjetojmë bashkë!

Po ashtu, janë të ftuar të gjithë qytetarët e interesuar që të na bashkohen në këtë ditë të madhe për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …