Ish-drejtori i Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut, është pjesëtari i radhës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për hetime. Duke iu drejtuar qytetarëve të Kosovës, ai thotë se e ndjen për obligim qytetar që të informojë se kam pranuar ftesë, që më datë 14 janar 2019 të paraqitem pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar lidhur me aktivitetin dhe angazhimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë periudhës së luftës kam qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut. Ne besojmë në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe vlerat e saja nuk mund të kontestohen nga askush, nuk kemi asnjë arsye që t’i shmangemi organeve të drejtësisë dhe do të jemi në dispozicion të çfarëdo thirrje për të zbardhur të vërtetën”, ka thënë Sabahajdin Cena.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …