Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pak minuta para se Kosova zyrtarisht të bëhet më ushtri ka thënë se Ushtria e Kosovës të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Ai ka thënë se kanë mbetur edhe pak çaste nga votimi historik i krijimit të ushtrisë. “Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …