Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama priti ambasadorin e ri amerikan Philip S. Kosnett

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama priti ambasadorin e ri amerikan Philip S. Kosnett

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në vizitë  Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë, Philip  S. Kosnett. Gjeneral Rama falënderoi Ambasadorin për mbështetjen amerikane në të gjitha fazat, dhe e siguroi Ambasadorin se FSK-ja do të vazhdoj të jetë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe kredibile. Bashkërisht diskutuan lidhur me procesin e ndërtimit gradual të aftësive të reja bazuar në misionin e ri.  Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdoj edhe më tej, në ndërtimin e një Force profesionale, të edukuar dhe trajnuar me standarde më të larta, për të qenë kontribuues i sigurisë në vend dhe rajon.  FSK-ja është faktor stabiliteti dhe do të vazhdoj të operoj në koordinim me KFOR-in dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare.  FSK-ja është institucion me vlera dhe si i  tillë do të zhvillohet më tej bashkërisht me NATO-n dhe SHBA-të.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …