Bashkimi ekonomik është detyrë për ne… Bashkimi ekonomik i shqiptarëve është obligim për politik-bërësit e të gjitha trojeve ku banojnë dhe jetojnë shqiptarët. Nuk mjaftojnë vetëm mbledhjet e përbashkta të qeverive tona duhet të vëhen në praktik gjërat. Bashkimi ekonomik do të thotë ndikimi i të gjitha forcave të shoqërisë në përmirësim të situatës ekonomike, sidomos të Kosovës dhe Shqipërisë, pa harruar edhe komunat e Kosovës lindor, shqiptarët në Malin e zi dhe shqiptarët në Maqedoni e Çamëri. Të jesh patriot në ekonomi do të thotë të kontribuosh në nxitjen e prodhimit vendor, të stimulosh kërkesën e brendshme për mallra dhe shërbime, të inkurajosh dhe të ndikosh në rritjen e eksporteve të cilat janë në nivel shumë të ulët në krahasim me importet sidomos në mes të Republikës së Kosovës dhe asajë të Shqipërisë, duke i bërë kështu mallrat tona më konkuruese. Këtë duhet ta bëjë para së gjithash qeveria dhe çdo sipërmarrës dhe qytetar i përgjegjshëm i vendit tonë. Bashkimi i kapitalit të biznismenve kosovarë dhe atyre shqiptarë në mënyrë që të krijojnë korporata të mëdha dhe të jenë konkurent me ekonomin globale e me theks të veçantë me ekonomit e vendeve të rajonit. Kosova dhe Shqipëria duhet urgjentishtë të fillojnë ti bashkojnë odat ekonomike, dhe të kenë një strategji të përbashkët të zhvillimit të shqipëtarëve kudo që ata jetojnë. Partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 40.6% për eksport dhe 41.5% për import, ndërsa vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 28.5% për eksport dhe 31.8% për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi me (18.7%), Itali (12.6%), Shqipëri (12.4%), Belgjikë (8.9%), Maqedoni (8.6%), Serbi (3.2%), Mali i Zi (2.8) etj. Ndërkaq, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga : Serbia (17.1%) Gjermania (10.2%) Kina (9.5%) Italia (8.3%) Turqia (7.7) Shqipëria (7.2%) Maqedonia (4.9%) etj. Partnerët tregtarë kryesorë të Kosovës në CEFTA mbesin vendet: Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, vende të cilat kanë qenë si partnerë të rëndësishëm në importe dhe eksporte edhe gjatë periudhave të mëparshme. Bashkimi i shqiptarve duhet të bëhet në të gjitha sferat si atë ekonomike, media, teknologji, turizëm etj. Sipas institutit INDEP Shqipëria është destinacioni më i rëndësishëm për eksportet e Kosovës, duke mbuluar mbi 13% të eksporteve të përgjithshme. Importet nga Shqipëria janë mbi dy herë më të larta se eksportet, por krahasuar me vendet tjera të rajonit, importet prej Shqipërisë janë ende në nivel të ulët. Karakteristikë kryesore e shkëmbimeve tregtare të Kosovës me Shqipërinë është rritja e tyre nga viti në vit, si në importe ashtu edhe në eksporte. Duaje tënden Qëllimi i kësaj fushate është që të vendosim këtë shenjë në çdo prodhim të vendit, në mënyrë që ato të identifikohen më lehtë nëpër dyqane dhe pika tjera të shitjes. “Duaje tënden” është nismë e Lëvizjes VV, që ka për qëllim promovimin e prodhimeve të vendit, për ta nxitur zhvillimin ekonomik. Në ketë ditë kjo fushatë ka marr përmasa kombëtare. Ashtu siç jemi patriot me rastin e ndeshjeve të futbollit duhet ta bartim edhe në sferen ekonomike ti duajm produktet tona. Sot, në kohën e një krize të madhe globale, vendit tonë i duhet më shumë se kurrë ta zhvillojë ekonominë, t’u sigurojë qytetarëve vende pune dhe mirëqenie sociale, duke i përkrahur prodhuesit e vendit. Për vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova, promovimi i eksporteve është tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, gjë që reflektohet në krijim të vendeve të punës dhe mbi të gjitha në rritje ekonomike. Rritja e eksporteve ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e produktivitetit të kompanive dhe njëkohësisht është një shtytës shumë i mirë i krijimit të mundësive për specializim dhe ngritje të kualitetit të produkteve të ofruara. Duke filluar nga viti 2008 e deri në fund të vitit 2014, në shkëmbimet tregtare, kryesisht, dominojnë metalet. Ne vitin 2008, vlera totale e eksporteve e shprehur në Neto Kg ishte 136,3 milion kg e cila arriti në 165,2 milion kg në fund të vitit 2014. Në këtë interval vërejmë një rritje prej 21.22% në nivelin e përgjithshëm të eksporteve në mes të dy vendeve. Pa bashkim ekonomik nuk ka bashkim kombëtar ….
Mr. Lulzim A. Beqiri: Ku është zhvillimi ekonomik i Kosovës?
Prioritet i prioriteteve është nxitja e zhvillimit ekonomik, e cila do të siguronte një shkallë të brutoproduktit vendor vjetor, që do të mundësonte së pari që ta ndalim procesin e papunësisë dhe të fillojmë ngadalë që ta zvogëlojmë numrin e të papunëve në Kosovë, tha kryeministri në një intervistë për Deutsche Welle.
Të gjithë kryeministrat e pasluftës kanë premtuar zhvillim ekonomik, ku mbeti ky zhvillim se ?
Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999 ka qenë kryesisht e shtyrë nga ndihma ndërkombëtare, sektori publik dhe remitancat ( Banka Botërore 2010), deri në shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Roli i sektorit privat, e posaçërisht i Ndërrmarrjeve të Vogla dhe të Mesme ( NVM ) ka qenë relativisht i dobët. Pavarësisht kësaj, Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe krijimi i bizneseve të vogla pritet të luaj rol thelbësor në rrugën drejt një ekonomie moderne të tregut të lirë dhe si rrjedhim edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike.
Kosova vuan nga mosbilanci i pagesave ku importet dominojnë dukshëm eksportet. Eksportet dominohen nga metalet dhe mineralet bazë të prodhuara nga kompanitë e mëdha. Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për biznes dhe në mungesë të kulturës kreative tё ndërmarrësisё, Kosova ka mungesë të firmave inovative me rritje të shpejtë, të cilat janë kontribuesit kryesorë në krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e zhvilluara perëndimore.
Janë keto probleme që nuk ka zhvillim ekonomik të vendit tonë:
Korrupsioni
Mos sundimi i ligjit
Kamatat e larta
Nepotizmi
Procesi i ngadalshëm i privatizimit
Haraqi
Mungesë e një strategjie relevante të zhvillimit ekonomik etj.
Mbi 50% e të gjitha Ndërmarrjeve të Vogla të Mesme, ve operojnë në sektorin tregtar që karakterizohet me investime të vogla dhe joproduktive. Në kuptim të zhvillimit të politikave, raporti “Indeksi i Politikave për NVM 2009″ tregon se Kosova për disa arsye të ndryshme, ende është në fazën e kompletimit të kërkesave themelore institucionale, ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë me politikat e këtyre ndërmarrjeve.
Bazuar në raportet e UNDP–së, niveli i papunësisë në Kosovë ishte rreth 44 % gjatë viteve 2004 deri 2009 dhe përderisa vlerësimi aktual i papunësisë është disi më e ulët, në 35 për qind, kjo është kryesisht për shkak të ndryshimeve metodologjike në mënyrën se si llogaritet ky numër dhe nuk ka indikacione se papunësia në të vërtetë ka pësuar rënie. Premtimet e fushatave elektorale me 200 mijë vende të reja pune, tjerët 150 mijë, kanë shkuar në shporten e harreses po ku janë se? Rreziqet e lidhura me varfërinë dhe përjashtimin social që burojnë nga papunësia e përhapur (sidomos tek të rinjtë) janë kërcënimet kryesore për zhvillimin e ardhshëm njerëzor të Kosovës
Sipas Raportit të Progresit të KE–së për Kosovën për vitin 2010, përkundër rritjes ekonomike, ekonomia nuk është duke krijuar vende të mjaftueshme të punës për absorbimin e hyrjeve të reja dhe për të ulur presionin ndaj tregut të punës. Pasi që një numër i madh i vendeve të reja të punës do të krijohen nga NVM‐të, përmes krijimit të NVM‐ve të reja dhe rritjes së atyre ekzistuese atëherë implementimi i suksesshëm i Strategjisë për NVM do të jetë kontribuuesi kryesor për rritjen ekonomike në Kosovë.
Korrupsioni është një virus i pa shërueshëm deri më tani, që po i përcjellë vazhdimisht organet shtetërore të Republikës së Kosovës . Prijësit tanë duhet që të jenë më të ndërgjegjshëm para qytetarëve dhe shtetit që sapo mbushi 7 vite të ekzistencës së tij si shtet i pavarur dhe sovran. Këta politikan duhet urgjentisht të hartojnë strategji efektive për ta luftuar këtë dukuri që njëherit është edhe njëri nga obligimet që duhet të përmbushen në rrugëtimin drejt BE-së
Korrupsioni është njëra nga arsyet pse qytetaret e Republikës se Kosovës janë kaq pesimist për të jetuar dhe investuar në token ku sakrifikuan shumë.
Korrupsioni mbetet fenomen i zakonshëm në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës
Qytetaret e këtij vendi duhet që në asnjë mënyrë të mos kontribuojnë në përhapjen e kësaj sëmundjeje, nga veprimet aktive ose pasive të tyre, ose me heshtjen e tij të bëhemi bashkëfajtorë. Korrupsioni është një e keqe që duhet të luftohet duke refuzuar të japë ose të marrë dhe duke raportuar atë në organet kompetente.
Kjo në fund të fundit është detyra jonë si qytetar, për të denoncuar të keqen dhe në të njëjtën kohë, në duhet gjithmonë të jemi të vetëdijshëm për të mos përkrahur sjelljen e keqe të disa individëve, ne nuk duhet të lidhemi me ta ose t’u lakmojmë atyre qofshin edhe të afërmit tanë.
Sot ryshfeti dhe korrupsioni sikur është bërë normale në jetën tonë, dhe ndoshta edhe kemi marrë pjesë në të edhe pa menduar fare!
Pasojat e Korrupsionit në Kosovë
Siç dihet korrupsioni shkakton shumë dëme të konsiderueshme si në aspektin shoqëror ekonomik, social e politik. Mbetet sfidë e madhe për krerët e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat që kanë qasje në përmasimin e kësaj dukurie që e ka kapluar shoqërinë kosovare posaçërisht institucionet ekonomike dhe shtetërore siç janë: KEK-u, PTK-ja, doganat, universitetet, organet komunale, Administratat dhe institucionet tjera vendimmarrëse shtetërore.
Rritja e madhe e kësaj sëmundjeje mund të shërbejë si shtrat i ngrohet për zhvillimin e dukurive negative të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi e posaçërisht për rinin e cila në Kosovë është jashtëzakonisht në moshë të re, si një shembull jo i mirë për të ardhmen e tyre.
Mund të konstatojmë se rritja e vazhdueshme e korrupsionit në përmasa të këtij niveli, paraqet një problem mjaft kompleks ekonomiko-shoqëror e social, për çka duhet edhe të kihet qasje komplekse për zgjedhjen e këtij problemi.
Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me qytetaret e sajë duhet që sot o kurrë të bëjnë një koalicion të përbashkët, për ti dhënë goditjen e merituar atyre që janë duku aplikuar këtë dukuri çoroditëse në kundërshtim me ligjet në fuqi, e gjithashtu edhe me traditat e popullit Shqiptarë.
Kamatat e larta mund të vlerësohen që janë njëra ndër barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribues në falimentimin apo krijimin e vështirësive të shumë ndërmarrjeve, qofshin ato të mesme, të vogla apo edhe të mëdha.
Huatë e sektorit bankar janë rritur nominalisht me 8.9% për të arritur një të tretën e GDP-së në vitin 2009 dhe janë rritur në 11.3% (vit pas viti) deri në fund të gushtit. Ndërsa kreditë për ekonomi familjare janë përshpejtuar në 28.5%. Si rezultat, struktura e kredisë ka ndryshuar dhe pjesëmarrja e kredisë te ekonomitë familjare është rritur në kurriz të korporatave tjera jofinanciare, pjesëmarrja e të cilave është ulur për më shumë se 3%, pra nën 70%. Niveli i ulët i prodhimit dhe varësia e lartë e ekonomisë së Kosovës nga importi janë reflektuar në distribuimin sektorial të huave për ndërmarrjet private.
Nga institucionet kreditore bankat komerciale që veprojnë në Kosovë operojnë me kamata të kredive tejet të larta edhe përkundër fitimit të lartë që disa nga to e realizojnë brenda vitit, ato prapëseprapë nuk i ulin kamatat. Përderisa në vendet e rajonit normat e interesit po vazhdojnë stagnim, këto norma në Kosovë po vazhdojnë me trendin e rritjes.
Sistemi bankar i Kosovës përmbylli vitin 2010 me profit neto prej 32.8 milionë euro, që është për 29.9 % më i lartë sesa ai i vitit të kaluar. Duke marrë parasysh se në vitin 2009 kishte zvogëlim të profitit neto në sistemin bankar, rritja e profitit në vitin 2010 tregon për përmirësim të dukshëm në performancën e këtij sistemi.
Një ndër arsyet kryesore të rritjes së profitit është rritja më e shpejtë e kreditimit të ekonomisë nga ana e sistemit bankar gjatë vitit 2010 në krahasim me vitin e mëparshëm, duke pasur parasysh që të hyrat nga interesi në kredi përfaqësojnë burimin kryesor të të hyrave të sistemit bankar. Kontribut mjaft të rëndësishëm në rritjen e profitit ka dhënë edhe ngadalësimi i rritjes së shpenzimeve të sistemit bankar, duke bërë që norma e rritjes së të hyrave të jetë më e lartë sesa norma e rritjes së shpenzimeve ( Banka Qendrore e Kosovës)
Profiti neto i sistemit bankar arriti në 26 milionë euro, nga 18.5 milionë euro sa ishte në vitin 2012. Rritja ishte kryesisht reflektim i rritjes vjetore prej 0.3% të hyrave të sektorit dhe i rënies së gjithsej shpenzimeve për 2.2% ( Raportet e Bankës Qendrore 2010-2014).
Ne kur do të kemi zhvillim ekonomik sot, pas 1 viti, pas 5 vitesh, pas 15 vitesh, pas 65 vitesh apo kur të ndërrohet struktura aktuale udhëheqëse e Kosovës?