leoni

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga qytetarët t'i shmangin udhëtimet në Irak e Iran për shkak të sigurisë

MPJ: Askush nuk duhet të frikësohet nga një forcë e armatosur demokratike, multi etnike dhe profesionalisht e trajnuar

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar pas propagandës së bërë nga mediat serbe në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës. “Shprehim keqardhje për reagimet e Beogradit dhe vendeve tjera si dhe propagandën nga mediat serbe. Askush nuk duhet të frikësohet nga një forcë e armatosur demokratike, multi etnike dhe profesionalisht e trajnuar nën mbikëqyrjen e NATO-s. Është e drejtë sovrane e Kosovës të vendosë për arkitekturën e vet të sigurisë”, është thënë në reagimin e MPJ-së. Ndryshe sot Kosova pas 10 vitesh pavarësi ka formuar ushtrinë e saj. Ky vendim është marrë sot në Kuvendin e Kosovës me vota unanime nga ana e deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …