Aktivitetet për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës fillojnë sot për të vazhduar edhe nesër gjatë gjithë ditës

“The New York Times”: Kuvendi i Kosovës voton për të krijuar Ushtrinë, sfidon Serbinë dhe NATO-n

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, ka raportuar sot për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës. “Kuvendi i Kosovës voton për të krijuar Ushtrinë, sfidon Serbinë dhe NATO-n”, është titulli i mediumit amerikan. Në këtë shkrim gjithashtu është përmendur mbështetja e fuqishme amerikane për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot në mënyrë unanime kanë votuar tri projektligjet për transformimin e FSK-së ne Ushtri. Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se krijimi i Ushtrisë është një ditë historike.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …