Muje Krasniqi

U mbajt Akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së është mbajtur sot akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies heroike të komandant Mujë Krasniqit “Kapuçi” dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me këtë rast ka nisur fjalimin me urimin për Ushtrinë e Kosovës, meqë sipas tij, edhe data 14 dhjetori nuk ishte caktuar rastësisht, por në ditën e përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqi. “Në këtë ditë të formimit të ushtrisë po na mungon ish-komandanti i UÇK, Sylejman Selimi, për të cilin presim të triumfojë për lirimin e tij. Komandant Mujë Krasniqi kujtohet sot për kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë”, ka thënë Veseli. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është mjaft e madhe humbja e Mujë Krasnqit, i cili ishte luftëtar i hershëm. “Ku do që ishte Muja, njerëzit u bënin luftëtarë… Kemi pasur edhe shumë beteja me humbjen e ushtarëve, por kjo me Mujë Krasniqin ka qenë humbja më e madhja”, theksoi Haradinaj. Ai shtoi se edhe pas kësaj humbje nuk u zbeh besimi dhe bindja për të drejtën për liri. Në emër të shoqatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari ka thënë se rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarët e tij është e veçantë.

Më 14 dhjetor të vitit 1998 te “Likenet e Hasit” në Gorozhup të maleve të Pashtrikut. Në atë betejë kanë rënë heroikisht: Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Maliq Karaçica, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …