Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se deklaratat e kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq treguan edhe njëherë se po vazhdon politika nacional-shoviniste e Serbisë që bazohet mbi gënjeshtrën. Pas themelimit të ushtrisë së Kosovës kryetari i shtetit fqinj ka deklaruar se ky veprim i Kosovës është sulm ndaj serbëve dhe sulm haptazi ndaj Republikës së Serbisë. “E dëgjova me vëmendje konferencën për shtyp të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit. Përmbajtja një patetizëm vajtues me tone gjysmë-kërcënuese. Por ajo që më la përshtypje është vazhdimi i një politike nacional-shoviniste që bazohet mbi gënjeshtrën”, ka shkruar Murati. “Burri i botës, publikisht gënjente duke thënë se neni 126 i Kushtetutës së Kosovës kërkon që misioni i FSK-së të ndryshohet vetëm me kushtetutë”, ka thënë Murati. Ai ka shtuar se kjo është mënyra e Vuçiqit për të manipuluar me opinionin në Serbi dhe serbët në Kosovë. “E vërteta është se ky nen i jep FSK-së një mision të tillë të gjerë, që fare nuk e pengon që FSK të konsiderohet si ushtri. Nuk flitet aty fare për mundësi ndryshimi të misionit. Por, paramendo se çfarë manipulimi si me opinionin në Serbi ashtu edhe me serbët në Kosovë. Kush e lexon kushtetutën për ta vërtetuar këtë gjë?! Shumica beson se në këtë çështje presidenti nuk ka nevojë të gënjejë. Por ja mu këtu gënjen. Dhe me të tillë diskurs të gënjeshtërt mbahet gjallë nacional-shovinizmi serb, i dëmshëm tani më goxha shumë edhe për vetë serbët”, ka thënë Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …