Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, pas themelimit të ushtrisë ka uruar Kosovën, me ç’rast ka thënë se u shpagua sakrifica e UÇK-së për këtë ditë. Në një reagim të tij, Phillips ka theksuar se Kosova duhet të vazhdoj rrugën e saj euroatlantike. “Jam duke shkruar për të uruar Kosovën për vendimin e sotëm për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Kjo është një shpërblim për të gjithë ata që sakrifikuan për kombin dhe anëtarët e UÇK-së që luftuan për ta çliruar Kosovën. Kosova është në rrugën e integrimit drejt strukturave euroatlantike. Pastaj vjen pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe pastaj anëtarësimi i plotë në Aleancë. Urime popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të saj për hapin e madh të sotëm. Urimet më të mira!”, ka shkruar Phillips.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …