Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Veseli tha se të gjitha procedurat kanë shkuar në rregull dhe se mbajtja e seancës në ora 14:00 është legjitime. Tutje, ai deklaroi se pas Ushtrisë, Kosova po ec përpara me dialogun për ta ndalur Serbinë. “Pas Ushtrisë, Kosova po ec përpara. Sot kemi seancë për dialogun, konkretisht ndalimin e ofensivës së Vuçiqit e Serbisë për t’u paraqitur të moderuar para bashkësisë ndërkombëtare. Ne shkojmë në dialog e nuk i frikësohemi atij. Do të na njoh Serbia nga ky proces i dialogut, dhe do të arrijmë të marrim ulëse në OKB. Do t’i japim dritë jeshile dialogut. Procedurat kanë shkuar të gjitha në rregull”, tha Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …