leoni

Prof. dr Hakif Bajrami: Përgjigje ndaj librit të Akademisë serbe për veprën e Noel Malkolmit

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë: “ Odgovor na knjigu: Noell Malkollm, Kosovo, kratka istorija”,(Përgjigje ndaj librit të Noel Malkolmit, Kosova, histori e shkurtër), Beograd, f. 189.

 

Serbët e kanë të vështirë për ta kuptuar realitetin shqiptar në shekullin XX

 

Sot po thuaj se çdo intelektual i mirëfilltë e ka lexuar “Naçertaninë” e Garashaninit. Aty parashihet krijimi i një Perandorie pansllaviste në Ballkan, me “gospodar” serbët. Këtu është esenca. Por me programin “Prodor na more” më 1881, serbët sajuan një kapital që t` i shfarosin shqiptarët shumë lehtë, sepse Stambolli me fuqinë e armës nuk lejoi të krijohet një shtet shqiptar. Ata që e kanë lexuar këtë program para fashist e dinë se aty vijëzohen dy rrugë, për të dalë Serbia në det. E para, është rruga e okupimit të Vilajetit Kosovës (Marrëveshja sekrete Vjenë-Beograd 28 VI 1881), me leje të Vjenës, sepse kishin miqësi të thellë deri më 1903. E dyta, ishte etapa e shkatërrimit të Vilajetit të Shkodrës, po ashtu “me leje të Vjenës dhe me bekimin e Romës-Vatikanit”. Këtë imperializëm elita intelektuale, politike, ushtarake dhe kishtare serbe e ka për moto edhe sot si fatamorganë. Kjo shkollë, nuk është eliminuar nga programet e bogosllovive serbe deri në ditët e sotme. ( Shiqo: Izvori velikoserpske agresije, Zagreb 1991).

 

Më 16 mars 1991 Sllobodan Millosheviqi në Universitetin e Beogradit u thotë studentëve se “ do t` i armatosim serbët në Kroaci”. Ky prononcim shpjegonte se armatosjen e serbëve në Kosovë e kishte kryer, duke e shndërruar çdo shtëpi në bunker armatimi. Pas këtij kërcënimi do të lajmërohet Dr Jovan Rashkoviq, duke ua caktuar serbëve diagnozën psiko-fizike se në këtë “jogurt rrevolucion”, “ së pari duhet provuar rruazat e gjakut, pastaj pason ngrohja, në fund përgatitja psikofizike”. Nuk kishte harruar të thotë se para këtyre “eksperimenteve” , duhet “filluar me mbledhjen e përrallave dhe këngëve epike”. Për këto zbulime Jovan Rashkoviqi, do të dekorohet nga Kisha Ortodokse Serbe me medalje të “Sh. Savës, klasa e I”. Pas këtyre “zbulimeve” në skenën serbe do të lajmërohet njëfarë Ollga LLukoviq Pejanoviq, me librin “Serbët populli më i lashtë”. Duke shtruar pyetjen infantile, “kush i pari erdhi”?. Dhe, prej veprës saj doli se : “Kinezishtja është begatuar prej përvetësimit të shumë fjalëve serbe. Se, Siberia e ka marrë emrin nga Serbët; se shqiptarët u kanë borxh serbëve tokën në të cilën jetojnë, emrin të cilin para botës e mbajnë dhe gjysmën e fjalëve me të cilat flasin”.  Për të metastazuar “epoka serbe” më tej, në skenë do të dali një akademik i quajtur Radovan Samarxhiq, duke e përshkruar Dubrovnikun, në të cilin kishte kaluar dekada së hulumtuari si historian e së drejtës dhe shtetit, por edhe si ekspert i hulumtimeve shkencore nga shkencat shoqërore. Ky akademik, të cilin e njoh personalisht, do t` ua hapë kriminelëve politiko-policoro-ushtrak rrugën për bombardimin e Dubrovnikut. Ky sharlatan “shkencor” do të konstatojë se : “Dubrovniku (është në mbrojtje të UNESCO-s-HB) nuk ka kurrëfar rëndësie. Aty rëndom vijnë plakat amerikane, pederët anglez, çmendurakët francezë dhe daktilografet gjermane për të bërë prostitucion”. Pas kësaj deklarate bizare, bombat e Sheshelit dhe akademikëve të Serbisë ishin të gatshme. Ja kështu e mbrojnë serbët “kudo”, begatinë që e ruan UNASCO. Lidhur me këtë, nga se e kisha numrin e tij të telefonit, do ta thërras dhe do ta pyes: “Profesor, a e dini ju çka po deklaroni, a e dini ju se çka ruhet në arkivat e Dubrovnikut, ku vet keni hulumtuar; ju po e nxitni militarizmin e çmendur çetniko-komunist serb në shkatërrimin e Dubrovnikut, që është pasuri e UNESCO-s”!!!. A e dini lexues të nderuar çka tha: “ Të njoh për respektin që ke ndaj civilizimit botëror, por këta Kroatët janë në anën e juve shqiptarëve, që po doni ta shkatërroni Jugosllavinë”.

I thashë, “Profesor, Komisioni i Badinterit  më 4 korrik 1992, ka deklaruar botërisht se Jugosllavi ma nuk ka”. Ma mbylli telefonin. Ma ndërpreu mundësinë për t` ia thënë mendimin e Paull GEBELLSIT: “Përsërisni rrenën mjaftueshëm disa herë, pastaj njerëzit mund të fillojnë t` u besojnë për to; Opinioni i rëndomtë kryesisht është primitiv, se sa mund ta mendojmë. Propaganda gjithmonë duhet të jetë e thjeshtë për të pasur mundësi aplikimi”.

 

Çmenduria serbe vazhdon…

 

Në rrethanat që i kishte krijuar truri serbijan, një piktor i quajtur Enriko Josifi ( me përkatësi etnike hebrej. Edhe këtë e kam njohur në disa simpoziume ku prezantoja se si Shqiptarët i kanë shpëtuar Hebrenjtë gjatë Luftës Dytë Botërore.) , për “ta ndezë gjakun serb” do të deklarojë në televizion: “Luftoni kundër tërë botës, ju serbët do të fitoni”. Të nesërmenm serbët në Novo Sad i harxhuan pesë mijë litra jogurt duke marshuar në shovinizëm. Po, po shovinizmi i juaj akademikë serb nuk kishte pikë as pres. Ja çka zbulonte në gjendjen dilirium njëfar Miliq od Maçve: “Të gjithë armiqve të Serbisë ua përkujtojë që shumë shpejtë Serbia do ta sundojë botën. Tani (1992), serbët e posedojnë armën sekrete nga e ashtuquajtura “Paketa e Tesllës”, i cili ia ka dorëzuar ambasadorit Fotiq më 1943. Ajo formulë V3=0 me fuqinë e saj fo ta shkatrrojë : Zagrebin, Wjenën, Tiranën, Sofjen, Pragën, dhe Vatikanin. Roma do të ruhet, por jo: Ankaraja, Teherani, Xheda, Meka dhe Medina”. Ja kështu i “mbrojnë”, po patën fuqi neofashistët serbe edhe sot (2015)  përmendoret që janë në mbikëqyrje të UNESCO-s, ndërsa për Kosovën dhe shqiptarët nuk po lënë gjë të zezë pa trilluar. Lidhur me formulën V3=0 më duhet të them se nuk kam dëgjuar kurrë. Por në vitet tetëdhjetë (1982) kisha lexuar një “zbulim”, se një serb në Universitetin e Nishit kishte doktoruar në “Erën e specave”. Dhe sa herë që talleshim me historianët serbë i pyetnim “era e specave i takon kimisë inorganike apo organike”. Nuk kishin përgjigje. Sigurisht se formula e “erës së specave” dhe shifra “shfarosëse V3=0”, nuk është në duar të fuqive atomike se bota shkoi!!!

 

Nxitësit e krimeve monstruoze (1878-1966; 1981-1999) ndaj shqiptarëve nuk i ka hulumtuar Noel Malkolm. Por para tij ne kemi pasur informata se duhet ta përcjellim veprimtarinë “shkencore” të Vasilije Kresit, Antonije Isakoviqit, Jovan Markoviqit, Macurës, Dobrica Qosiqit e kompanisë. Këta, e sidomos Jovan Markoviqi, sipas shumë indikacioneve është inicues edhe për vrasjen e Akademik Fehmi Aganit. Kanë tentuar nxënës të ekmeqiqëve ta vrasin Liman Rushitin. Keni shti në te dhe për fat, vetëm e keni plagos. Kanë nxitë milicin “Dragan” të Lagjës Muhagjerëve, të më likuidojë pas 24 marsit 1999. Kemi shpëtuar vetëm falë rastësisë. Ja çfarë karakteri kanë. Kur nuk mundeni me argumente të mbizotëroni, provoni me plumba. Po nuk është çudi, vet e kanë vrarë Gjingjiqin. Në krime dhe për krimet ende po shihet se janë duke jetuar, deri sa ta vrasin vetën si shumë të tjerë.

 

Planet imperialiste serbe për herë të parë i kanë devijuar demonstratat e vitit 1981. Lidhur me këtë, një vit më vonë në Mynhen do të botohet libiri për përdorim intern: JENS REUTER, Shqiptarët në Jugosllavi, Minhen 1982. Ky publikim shumë shpejtë do të gjendet në tavolinat e qendrave vendosëse. Një kopje të tillë e kishim siguruar nga Ambasada Gjermane në Beograd. Çdo gjë pastaj dihet. Primatin aty kah fillimi i vitit 1985 do ta marrin amerikanët dhe anglezët, për të mbetë gjermanët nën “hie”. Në këtë garë “muskujsh” do të përpiqen të “hedhin valle” edhe disa rusë, që shiteshin për 50 marka. Çdo përpiekje e tyre ishte një lloj hirre në shkretirën jugosllave që po metastazonte. Në këto mjegulla edhe libri i Enver Hoxhës, Titistët, Tiranë1982. Ky libër ka pasë efekt politik në shumë ambasada që “mrizonin” në Beograd. Në këtë rrëmujë e rrëshqitjes së shtetit kah gremina, Akademia e Shkencave e Serbisë më 1986 do të përpiqet që ta shpëtojë Jugosllavinë me një “Memorandum” , i cili ia dha zjarrin shtetit katrahurë në të katër anët. Në këtë zjarr, disa intelektual shqiptar që i kishim informatat, shikonim me krenari greminën pan sllaviste në Ballkan. Jo, nuk kemi pasë ide se do të shkapërderdhet edhe BRSS. Ato plane i kanë ditë disa nivele të caktuara politike, diplomatike dhe intelektuale Perëndimore.

 

Në hirin e mbeturinave jugosllave, Instituti i Historisë i ASSHA (Akademia Serbe të Shkencave dhe Arteve), do të organizojë simpozium për mars të vitit 1999, lidhur me librin e Noel Malkolmit, Kosova, histori e shkurtër”, që ishte bomba e radhës, por për Kosovën dhe shqiptarët për të goditur në cak. Mu për këtë arsye edhe fushata kundër Noel Malkolmit ishte më e egra. Në simpozium ishte paraparë të marrin pjesë 30 shkencëtarë serbë të profileve të ndryshme. Por, sipas krye organizatorit Millorad Ekmeqiq, i njohur për shovinizëm si historian, por më i njohur për falsifikime dhe i pakarakter si njeri, simpoziumi do të shtyhet “për shkak të bombardimev të NATO-s”, për t` u mbajtur në tetor 1999. Dhe të “entuziazmuar” për krimet në Vukovar, Bosnje dhe në Kosovë, Ekemqiqit do t` i vijnë në debat jo më shumë se shtatë (7) studiues, të gjithë eksponentë të kasapit të ballkanit S. Millosheviq. Në debatin për librin e Noel Malkolmit, do të marrin pjesë: Millorad Ekmeçiq, Gjorgje Jankoviq, Ema M. Bojaniq, Sllavenko Terziq, Mile Bellajac, Gjorgje Borozan dhe Lubomir Dimiq. Kjo garniturë që kishte kontribuar në nxjerjen e eshtrave të Llazarit dhe shëtitjen e tyre nëpër ish Jugosllavi, me dirigjim të popave, me argumente mund të dokumentohet se me të gjitha mjetet e kishte nxitë dhe përkrahë gjenocidin e shkaktuar në Bosnje dhe në Kosovë. Prandaj, nuk është e çuditshme që edhe pas bombardimeve të NATO-s, gjejnë forcë dhe fjalë për t` u kërcënuar me vrasje të historianëve shqiptarë, të cilët “paskan kontribuar në shkrimin e librit të Akademik Neoel Mallkollmit”. Garnitura e Milorad Ekmeqiqit e dalur nga zgavrat shoviniste të Akademisë, dihet botërisht se kishte kontribuar në vrasjen e Ivan Stambolliqit. Prandaj, nuk është e çuditshme që pikërisht më 24 mars 1999, kur M. Ekmeqiqi po e përfundonte referatin e tij plotë rrena mesjetare, avionët e NATO-s ia paskan prishë “rahatinë”. Dhe për këtë “prishje të rahatisë së tij shpirtërore” çetniko-komuniste, duhej të vriteshin: Ali Hadri (nuk ishte i gjallë), Muharrem Carbregu, Liman Rushiti, Muhamt Pirraku dhe Hakif Bajrami. Po, këta duhej likuiduar sikurse që e kishin likuiduar Millan Shyfllajin më 1930 në Zagreb. Për këtë plan të tyre do të tregojnë në një pijëtore vet ekmeqiqët.

 

Serbët i frikëohen vetëm realitetit dhe argumenteve që zbulohen

 

E kam pasur të ditur se Patriku Pavle, të cilin e njihja nga Prizreni, e kishte kërkuar kokën time më 1998, por nuk e dija se M. Ekemeçiqi do ta zgjerojë listën e të zhdukurve, duke e fajësuar Akademik Ali Hadrin se na kishte shkolluar dhe edukuar që ta themi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, qoftë edhe nëse na rrezikohet jeta. Po, po,  AKADEMIK Prof DR ALI HADRI, na kishte mësuar se historia është matematikë kur ke guxim dhe argumente. Të tjerat nuk janë të rëndësishme si pasoja. Këtë realitet në librat tona  e kishte hetuar anglezi shumë i vëmendshem Noel Malkollm, prandaj na citonte dhe vërtetonte se konstatimet tona për prejardhjen e shqiptarëve nga Ilirët, për pranimin e krishterimit që në shekullin e parë të Erës së Re, për principatat shqiptare, për jetën e arbanasve në sundimin bizantin dhe para rrënimeve të fiseve barbare, për okupimin e Dardanisë nga sllavët vetëm pas vitit 1180 (Zveqani) e deri më 1284 kur okupohet Shkupi.

 

Noel Malkolmi na kishte besuar se gjatë viteve 1683-1690 nga Dardania nuk kishte pasur dyndje të madhe të serbëve. Këtë fakt ne historianët shqiptarë e mbështesim në argumentet e kohës, por edhe në konstatimet e historianëve serbë të shkollës së Illarion Ruvarcit, sikur është M. Tomiq etj. kur konstatojnë se falsifikimet për “shpërnguljen e madhe i kanë bërë kallugjerët serbë dhe ky falsifikim po përshkruhet prej librit në libër”. Këtë konstatim e thot M. Tomiq më 1913 në librin “O Arnautima…”.

 

Sa i takon Luftës Ballkanike 1912, të cilën e cilësojmë si luftë okupuese e jo çlirimtare M. Ekmeqiqit dhe ekipit të tij po i themi sërish, se ka kaluar koha kur “të vërtetën e keni përhapë nëpër Evropë pa asnjë konkurrencë”. Tani faktet mund të verifikohen për çdo gjë, pra edhe për rrenat e historiografisë serbe, prej së cilës ka buruar parafashizmi 1878-1941, fashizmi 1941-1953 dhe neofashizmi 1953-1999. Lidhur me këtë mendim për librin e Noel Mallkolmit, Kosova, Hisori e shkurtër,  e kam thënë mendimin posa ka dalë prej shtypit dhe atë qëndrim e mbajë si të pakontestuar. Noel Malkolmi, nuk i ka favorizuar shqiptarët por e ka thënë të vërtetën. Këtu qëndron burrëria  e tij si nxënës i të madhes Edit DYRHAM.

 

Tani do t` i përgjigjem orgjisë histerike të Millorad Ekemçiqit dhe grupit të tij (6). Keni lexuar diçka nga Illaron Ruvarci. Jo asgjë, nuk doni të mësoni për të vërtetën serbe në të gjitha kohërat. Pse i mbani të fshehura gërmimet arkeologjike nga viti 1924 për themelet e Manstirit Deçanit. Pse mbani të fshehur dokumentin e Soiridon Gopçeviqit nga viti 1913 kur burimisht thot:” Manastiri i Graçanicës është ndërtuar mbi themelet e kishës arbanase nga viti 930” (shiqo: jo botimin e falsifikuar por dorëshkrimin e pabotuar në AS). M. Ekemqiqi dhe grupi i tij prej sofistësh me paranojë i vërsulen librit të Noel Malkollmit duke u mbështetë në rrenat e shkollës së shekullit XIX të Panta Sreçkoviqit, prej të cilit dolën të gjitha programet për shfarosjen e shqiptarëve (Prodor na more), për shfarosjen e kroatëve (Do istrage nashe ili vashe), për shfarosjen e hebrenjve (Ili mi ili oni), për shfarosjen e bullgarëve( Serbija do Marice 1371) e programe tjera fashiste në vijim prej projektantëve të kampeve të përqendrimit për shqiptarë në Nish , Leskofc, Kralevë më 1920-1924). Ekmeçiqi dhe grupi i tij 6. e quan librin e Malkolmit, Kosova…”propagandë të luftës”. I duket e neveritshme Ekmeçiqëve kur një anglez objektiv dhe me guxim u thotë serbëve: “ Kur serbi i rendomtë të mësojë racionalisht dhe në shkallë shumë njerëzore për Kosovën , e më tepër në shkallë kritike për rrenat e veta- të gjithë popujt në Kosovë dhe Serbi , prej atij çlirimi vetëm do të fitojnë- Serbët vet dhe jo më pak se të tjerët”.

 

M. Ekmeçiqi e ka shkruar një libër voluminoz për: “ Qëllimet e Serbisë më 1914”. Kam pasur më polemika me te, disa herë, sidomos për Lidhje Shqiptare 1878 dhe për Luftën e parë ballkanike. Qyqaria e tij vinte deri aty, sa që kërcënohej se ai ka shtet, që do të thotë se unë nuk kisha. E turpshme ishte pozita e tij pas diskutimeve të mia me fakte. Pra, asgjë prej meje të pavërtetë nuk ka marrë Noel Malkolmi, por as prej kolegëve të mi shqiptarë. Dhe kur ia përplasja faktet e krimeve më 1912/13 në tavolinë, vetëm blefonte; kur ia jepja listën e krimeve dhe kampeve të përqendrimit për shqiptarë 1920/23 vetëm kërhiste. Dhe, nuk kishte rrugë tjetër vetëm të më quante “student të Ali Hadrit”, “irridentist’, “i ngarkuar me veliko-albani” etj, e unë isha krenar për ato akuza. Harrojnë historianët serbë se Jireçeku dhe Radonjiqi, shkoqur kanë konkluduar se Nemanjiqët e kanë okupuar Kosovën pas vitit 1180. Pra, akademikë serbë, nuk është viti 1180 shekulli i shtatë (VII), por i dymbdhjetë. Shtrohet tash pyetja po kur serbët e okupuan Prizrenin (1224),Shkupin më 1284. Kemi të bëjmë me fundin e shekullit XIII-të. Historianë serbë, të gjithë “mbretërit” e juaj mesjetar ekmeçiqa të mjerë, nuk ishin asgjë me tepër se princa të vetëshpallur (zhupanë). Po. Dushani që u “bë car” më 1346 sa kohë e mbajti atë titull. E mbajti deri më 1355, që do të thotë 9 vjet. Dhe, “carevina” e tij pastaj u bë copë e grimë duke u bërë të gjithë vazal të Sulltan Muratit. E keni në Arkivin e Serbisë faktin se Princ Llazari më 1371 pranoi vazalitetin e Sulltanit, për t` i dhuruar edhe 1000 ushtarë edhe 1000 kg argjent në vit. Pse i skajoni këto fakte. Pse nuk thoni se Car Dushani ishte : “Car i serbëve, arbanasëve dhe grekëve” dhe ndejti në fron vetëm 9 vjet”. Kjo është “carevina e juej”, e vërtetë. Ku është sundimi juej njëmbdhjetë  (11) shekullor mbi Kosovën, për të cilën po ulërini edhe sot. Këto rrena ma nuk ua hanë as qeni i Vuk Karagjiçit, që sipas dokumenteve të juaja, ka ngordhë urie më 1861!!.

 

Largonu ekmeçiqa nga kritikat ndaj Ali Hadrit, Liman Rushitit, Muhamet Pirraku, Hakif Bajramit (të gjithë historianë, pse jo me krenari student të Ali Hadrit), Muhmarrem Carbregut (gjeograf që me doktoranturën e tij në Zagreb e mahniti shkencen Evro-perëndimore). Pse vuani nga sindroma “superiorisis megalomaniaca” serb të Vuk Karagjigjit, serb të “Zborit” fashist, serbë të partisë radikale kriminale, serb të Partisë komuniste plotë finesa fashiste hitleriane të konkavuara në titizëm bizar dhe mizori “socialiste” të Milloshit tuaj të dashur. Prej gëzmit dhe triumfit nuk ka bërë vetëvrasje në burgun e Shveningenit. Mjaftë ma me rrena se jeni kah e qelbëni Ballkanin qe dy shekuj me vëllavrasje, me atentate ndaj kundërshtarëve politik. Shikoni si e keni vrarë njeri tjetrin për poste shikoni si e keni vrarë parinë shqiptare në kontinuitet, shikoni si e keni vrarë dhe torturuar parinë politike dhe ajkën intelektuale kroate për dy shekuj, shikoni si keni qenë nxitës dhe përgjegjës për luftëra prej të cilave është përgjakë e tërë bota. Çka ju ka faj në krimet e juaja monstruoze shkolla dinjitoze e Ali Hadrit dhe libri objektiv dhe argumentues i Noel Malkolmit. Asgjë. Vetëm e ka thënë të vërtetën. Po, libri im “Rrethnat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941; Libri i Liman Rushitit, Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928, kanë bërë kthesa në historiografi. Por kjo kthesë nuk do të ndodhte sikur mos të ishte ideator që kërkonte për çdo konkludim, dokumentim heuristik dhe hermeneutik Aklademik Ali Hadri, përmbajtja e tyre, vërtetë do të ishte ma e mangët. E them këtë se pse si të rinj kemi lakmuar të marrim grada sa ma shpejttë dhe sa “më lirë”. Por jo, e dijnë arkivistët e tërë ish Jugosllavisë, Wjenës. Londrës, Stambollit, Tiranës, Parisit se si kemi hulumtuar. Bie fjala gjashtë muaj e kam hulumtuar totalitarizmin e Kominternit dhe Fashizmin e Rajhut Tretë, në relacion me fashizmin jugosllav, si titull pune, kuptohet karshi shqiptarëve, si populli më i robëruar në Evropë 1918-1941. Në faktet tona Noel Malkolmi nuk ka pasë çka të shtojë. Por konkludimet tona nuk kanë qenë kurrë fiktive, por kanë qenë dhe mbesin të hapura, për zbulime të reja me fakte të reja e jo me konstrukte që për “argument kanë fuqinë e terrorit shtetëror”. Kur jemi këtu, e pyesim ndërgjegjen e historiografisë serbe, nëse kanë ndërgjegje (Ekemqiqin e ekipin e ij) sa shekuj burgje i kanë mbajtur shqiptarët në dy jugosllavitë e tyre. E këtu, serbëve u hynë frika në palcë nga Krsitomacia e Kosovës, të cilën e kam plasuar në internet para luftës 1989/99. Këtu, ejani historianë serb dhe debatojmë para opinionit liridashës botëror, jo para policisë dhe ubashëve të juaj, me të cilët na jeni kërcënuar për 30 vite me radhë (1970-1999).

 

Vitet 1941-1999, janë objektivizuar me shkrime të dokumentuara nga historianët shqiptarë sa i takon pozitës së tyre nën regjimin gjakatar titisto-millosheviqist 1945-1999. Ekemçiqi dhe ekipi i tij nuk ndalen e ta objektvizojnë faktin pse shqiptarët në Shqipëri quheshin zyrtarisht ALLBANCI, ndërsa këta në Shqipërinë kontinentale nën robërinë jugosllave quheshin ShIPTARI (në shumë vende Shiftari !). Dhe për zbulim të së vërtetës, u paska faj AKADEMIK Ali HADRI dhe doktorantët e tij Liman Rushiti dhe Hakif Bajrami. Brengoset Gjorgje Borozan pse një studim i imi (H. B.) po qarkulluaka nëpër internet. Po pse nuk e lexojnë “studimin e popave dhe të kolegëve të tyre shovinistë dhe rrenca fillim e mbarim: “Zaduzhbine Kosova, Beograd 1989 në 1200 faqe, ku rrena dhe oligarkia e rrenës vlon pa vaj në akull. Dilni akademikë serb dhe shpifni, por ma nuk u shiten rrenat mesjetare. Nuk ju shitet ma propaganda e popit Nikollaj Velimiroviqit kur deklaronte më 1935 se : “çka po bënë sot Hitleri me Hebrenjët, ka bërë Shën Sava në mesjetë me jo serbët”. E jo serbët në Dardani ishin shqiptarët vendas, për të cilët Sava kishte këtë kriter shtetëror dhe kishtar: “ Nëse ndonjë arbanas ose vëlleh vetëm deklaron se kullosa ose toka ka qenë e tij do të dënohet 500 copë dele” (lexone Jireçekun, Istorija srba, 1981, nuk po ua them faqen sepse duhet të lodheni e të lexoni bizari të tjera!). Ja edhe një. Në Kodin e Dushanit, tekstualisht thuhet se joserbët “nuk guxojnë të flasin në  familje dhe rrugë gjuhën e tyre”. Nuk i thonë këtij qëndrimi parafashizëm. Por, vakumi le të mbetët plotë tragjedi për kombin tim dhe po dal më 1945 kur Tito-Rankoviq-Gjillas e vëndosen Diktaturën ushtrake në Kosovë më 8 shkurt 1945, në orginal shkruan se : “shqiptarët nuk guxojnë të falsin shqip në vendet publike”. A nuk isha këta monstrum nuspordukt i Savës mesjetar?!. Kështu thuhet edhe për hungarezët në Vojvodinë, të cilët u shfarosen sepse i denominauan për nacistë, kurse neve për “shifari”. Ja kjo është nacionalçlirimtarja antiufashiste për Shqiptarët nën robërinë jugosllave.

 

Zemrohet ekipi i Ekemqiqit edhe për faktin se kur u riaktualizua çështja e Planporgrameve të historisë më 1981-1986, që nuk kemi lejuar të shkohet kah shkrimi i historisë së njësuar(unike) jugosllave. E vërteta, po këtij Ekemçiqit dhe bandës së tij ia kam thënë me 1982 në Beograd se : “ Histori të përbashkët balkanike, evropiane, pra edhe shtetërore mund të kemi. Por histori të njësuar(unike) pansllavo-shqiptare, kurren  e kurrës, pa vdekë të gjithë shqiptarë, JO, JO. Ne nuk jemi sllavë, ne jemi shqiptarë”.  Më keni akuzuar se në librin “PKJ në Kosovë 1919-11941, Prishtinë 1983 f. 238, “kam kërkuar Republikë”. Asgjë nuk kam trilluar përpos që e kam cituar publikimin : “Istorijski Arhiv KPJ, tom II, Kongresi i zemaljske konferencije KPJ 1919-1937,Beograd 1949. f. 163, ku tekstualisht thuhet: “ Partija izjavljuje solidarnost revolucionarnih radnika i seljaka ostalih nacija Jugoslavije, a pre svega Srbije , s albanskim nacionalno-revolucionarnim pokretom u licu Kosovskog Komiteta i poziva radniçku klasu da svestrano pomazhe borbu raskomadanog i ugnjetanog albanskog naroda za NEZAVISNU i UJEDINJENU ALBANIJU”. Më keni akuzuar se kam kërkuar që për Kosovën të realizohet ajo që është vëndosë në Konferencën e V (pestë) të PKJ-ës në Zagreb , në tetor 1940 ,në të cilën mbështetet Dushan Llukaç, Radniçki pokret u Jugosllviji i nacionalno pitanje 1918-1941, Beograd 1972, f. 367/8. Kur një shkenctar në Beograd guxon ta citojë se në Konferencën e V të PKJ është kërkuar që Kosova të ndërtohet në të ardhmën si Republikë punëtore-fshatre, e tipit sovjetik, kur Kosova aty lidhet drejtë për drejtë me KQ PKJ, sikurse njësitet tjera krahinore, atëherë pse unë nuk guxojë ta citojë atë dokument. Sa kriteriume janë këtu në këtë shtet “ku lulëzon barazia” (e thënë më 1984)? “, “po meri nacionalne pripadnosti”?!!!. Ishte kjo një politikë raciste serbe (jugosllave), antishqiptare në çdo nivel. Dhe, kur prokurorit në Prishtinë, te i cili me keni akuzuar Ekmeçiqa ia përplasa faktet e Partisë (PKJ) në tavolinë, ai (N. Burgideva) vetëm u ndal dhe tha : “ Të lumtë për guximin, do të jesh formalisht në bllokun privat nën hetime”!!!. Ja të tillë jeni ju historianët serbë,të shkollës së Panta Sreçkoviqit, Vasa Qubrilloviqit, Millorad Ekemçiqit e kompani. Dhe kur nuk mundët me fakte,ta sajoni “historinë” e juej të rrenave, e keni përdorë UDB-ën dhe çdo mjet tjetër, për të na likuiduar. Kur e humbët çdo të “drejtë”, në kulmim e kampanjës suaj çetniko-komuniste kundër shqiptarëve, që e kërkonit ju në Simpozium (çetniko-komunist) më 15 maj 1985 në Beograd, humbjen katastrofale para argumenteve tona, para faktorit shkencor ndërkombëtar, humbjen e shndërruat në zejtarinë e juaj, na sulmuat në pikë të natës (o.3 ora) me polici, si banues legal në Hotelin “Ekzelcior”. Turp për tërë intelegjencinë serbe. Ju nuk jeni njerëz, shkencëtar serbë si në orkestër politikanët i këshilloni vetëm në luftëra gjakësore, ju dhe popat e juej nuk ngiheni erë gjaku kundër të gjithë fqinjëve, kurrë. A turpëroheni tash kur vetëm për juve është themeluar Tribunali i Hagës dhe aty dergjen politikanët e juaj, që kanë vrarë fëmijë me nënat ngryk, kanë vrarë pleq e plaka, gra shtazëna, për ta kënaqë sadizmin e juaj që e keni mbiellë nga Akademia e deri në foshnjore, nga kisha e deri në Parlamemnt dhe parti e qeveri marionete. Aty, në Sheveningen e la fryma hitleriane kasapin e juaj i quajtur S. Millosheviq, të cilin e fetishizonit. Ju kujtohet kur Ivan Stambolliqi iu drejtua juve, kompani e Ekmeçiqit, Kresiqit, Qosiqit, Macurës e kompanisë : “ Hakif Bajrami vama je drzhio leksije o objektivnoj istoriji” më 15 maj 1985. Historianë serbë, vetëm kur të kthjelloheni dhe ta leni këtë zejtari të qelbur shovinste, populli i juej do të jetë i lumtur sikurse popujt e tjerë evropianë. Nuk ju ka fare faj Noel Malkolmi, e as historianët shqiptarë, pse jeni të ngarkuar me ideologji fashiste, e cila u është shndërruar në rreligjion. Shikoni si silleni në sport. Shikoni se çfar fjalori ka përdorë rinia juaj në Beograd kundër Kombëtares Shqiptare më 2015. Brengosëse është ardhmëria e juaj me këtë rini profashiste që po dëshmon vet se është e degjeneruar në shovinizëm. Droni shqiptar, ka dalë në skenë 23 minuta më vonë se sa publiku i juaj në kontinuitet kërkonte: “Vrani shqiptarët…”. Reaguat ju për këtë akt bizar fashist. JO, ju doni të likuidoni shqiptarët “jo nëpër etapa, por përnjëherë”. Këtë e propagandon Kisha juaj e “popullit qiellor”. Zbritni në tokë ore njerëz të dehur në rrena dhe megalomani mesjetare. Turp, turpi dhe ksenofobia ua ka mbështjellë trurirn me rrenat mesjetare dhe po kujtoni se jeni në favor të kohës së krqzatave. O tempora, o mores!

 

Ekemçiqit dhe kompanisë ia paskan prishë çetësinë duke shkruar referate fashiste, kundër librit të Noel Malkolmit, më 24 mars 1999 avionët e NATO-s. ‘Gjynah’ (mëkatë). Po qetësia e shqiptarëve për njëzetë vjet 1981-1999 nga bombat, avionët dhe diktatura ushtrake e vendosur për tetë herë, gjatë kësaj kohe, kanë pasë ndonjë kthesë e të ngriten historianët serb e të thonë: “ Ngadalë pushtetarë, edhe këta “shiftarët” janë njerëz dhe nuk duhet t` i lajnë ma muret e burgjeve dhe korridoret e UDB-ve me xhakun e tyre. Mjaftë është. Jo, Ekmeçiqa nuk e keni bërë asnjë analizë të këtillë dhe i turreni një anglezi (Noel Malkolmit), pse  e ka thënë të vërtetën, pse është thirrë në shkrimet e historianëve shqiptarë. Turp, për një Akademi, së cilës i vjen era tamjan, aromë kanceroze për të  mbiellje urrejtje me të gjithë fqinjët. Atij institucioni i vjen era shovinizëm fashsit qe dy shekuj. Aty burojnë projektet dhe planet ogurzeza,erërat erozive të moralit tuaj të mykur, nxitëjet terroriste me u vra në mes veti, së pari dhe me i vra të tjetër pastaj, vetëm pse nuk mendojnë si ju, vetëm opse nuk janë te fesë, politikës-ideologjisë dhe kombit si ju.

 

Ekemçiqa, si e keni detyruar me dhunë, me kërcnim atentati Ibrahim Rugovën që më 21 maj 1999 të shkojë në Beograd për të “negociuar me V. Çernomiridinin. Çka kanë nënshkruar, ke deklaruar Çernomirdini. POr ai nënshkrim nuk prodhon asnjë vlerë. Pse keni detyruar qosiqa, mihajlloviqa, ekmemçiqa njeriun që i kishte “duarë e këpmbë të lidhura”, të bisedojë me Patrikun senil Pavlin, me Patrikun Aleksiev, me Millutinoviqin, me Millosheviqin, me Shainoviqin. Të gjithë këta kriminelë do të duhej të ishin në burg për gjenocidin në Kosovë 1998/1999. (shiqqo: Prekid diplomatskih odnosa Jugosllavije sa….strogo pov. Beograd 1999). Si i keni vrarë: Zoran Sokolloviqin, që ishte një kriminel, Zh.GIgiqin që nuk ka lërë gja të zezë pa bërë në Kosovë,Z. Gjingjiqin në qendër të Beogradit. Arkivat sekrete ju presin. Shkolla  ejuej e vrasjeve dhe helmimeve duhet të zbulohet nga ata që i posedojnë dokumnetet. Vetëm kur të dihen rrenat dhe intrigat e jueja, populli u juaj do të jetë i lirë dhe sovran. Me juve, me shkollën e Panta Sreçkoviqit, gjithmonë do të jeni humbës. Për këtë mizori shekullore nuk ju ka faj Noel Malkolmi, as shkolla e Akademik Ali Hadrit. Vet i keni filluar luftërat, vet do të digjeni në to. Fatkeqësi edhe për juve edhe për neve që ju kemi fqinjë bukë përmbysës.

 

Ekemçiqi dhe ekipi i tij harrojnë të thonë se sa janë sot në Serbi: vllehë, malazezë, boshnjakë, hungarez,rumunë, bullgarë, ciganë, shqiptarë, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri deklaroi se Jugosllavi ma nuk ka. Po, keni mbetë nja 4. 500 000 serbë (ose zhuplanë si ju quan literatura e fqinjëve të juaj perëndimore dhe lindor). Kah të dini serbianë kthehuni, ju jeni ngatërrestarët kryesor në Ballkan. Dhe çdo e keqe që ndodhë në Evropë, ka nxënë shtat e po quhet “ballkanizëm”, me fajin e juaj shovinist, ekstrem dhe mosdurues të ndikuar nga kisha, politika dhe shteti në këmbë të çelqëta në çdo kohë. Prodhuesit e librave shqip, nuk e kanë asnjë pëllëmbë toke të huej nën shqyrtim. Kemi shkruar dhe kemi nxitur vetëm të i shporrim prangat, tjetër, asgjë nuk kemi pasë çka të humbim, përpos robërinë.

 

Akademik Ali Hadri, nuk është ndër të gjallët, por shkolla e tij është në këmbë të mbara. Çdo gjë që e kemi hulumtuar në arkivat e jueja, e kemi paguar me para. Vetëm ta dini se kemi punuar me autorizime të Ali Hadrit. Këtë fakt nuk e mohojmë dhe kjo na bën krenar, sepse për bombat e NATO-s Ali Hadri dhe Adem Demaçi kanë menduar me kohë. Për këtë ka folë dhe vepruar me të njetën gjuhë UÇK. E vërteta, PROGRAMI i Adem Demaçit më 1964 është shkruar me makinën e Prof Ali Hadrit. Edhe këtë “irredentizëm” të zgjeruar te Liman Rushiti dhe Hakif Bajrami, mos ia ngarkoni anglezit Noel Malkolm. Jo ne e marrim përgjegjësinë, ne jemi ata që ua kemi thënë të vërtetën fashiste mbi shqitarë 1912-1999. Shkrimet tona nuk janë patriotike, por janë vlerësime profesionale eksplikative për të hapur rrugën e ardhmërisë, për të jetuar i lirë çdo komb.

 

Ekmeçiqë e kompani, e keni dërguar Pavle Joviçeviqin për të na vrarë në fund të majit 1985. Madje ai ka ardhur me revole “6.35”, dhe është zgërdhi në zyrën time në prani të shkrimtarit: Ali LLUNJI (ishte musafir i imi), Gazmend Berisha , sekretar i Arkivit Kosovës, Hashim Islami , shef i informatikës në Arkivë. Dhe, kur i kam thën se: me reflekse jam shqiptar, dhe për tre sekonda të korri e të bëjë plojë. Të ka dërguar Ekemçiqi dhe Spasoje Gjakoviqi?. Filloi të zgërdhihet: “Po mahitem”. Në pyetjen time, se të ka dërguar Ekemçiqi, Gjakoviqi, Tempo dhe Kaçavenda, pyeti: “Prej kah e ke marrë vesh këtë”. Pavle Joviçeviqi madje pyeti: “ Ku është Liman Rushiti?. Libri i tij për kaçakët dhe libri i Hakifit për politikën e ish Jugosllavisë janë përkthyer në serbishte. I kam lexuar si material intern. E vërteta, Limani dhe Hakifi e dinin se monografitë e tyre janë debatuar në forumet politike më të larta. Madje edhe në Kosovë. Por, argumentet na kanë shpëtuar. Madje Pavli tha:” Nuk kam gjetë diçka të pavërtetë në librat e Bajramit dhe Limanit, sepse unë jam bashkohanik i asaj periudhe 1918-1941”?. Nuk i treguam Pavlit, ku gjindet Limani. E injoruam me propozimin e Hashim Islamit. Ishte Pavli plak, i shtyrë në mosh (86 vjet), por e kishte gradën “Hero i popullit”. Një detyrë të rëndë e kishte pranuar, por mund të ngulej, sepse edhe ne nuk ishin duarthatë. Por armët tona ishin pa “niçah”. E vërteta, nuk kishim ndonjë respekt për gradën e Pavlit, por ishte në shtëpinë tonë. Nuk donim të sillemi si ata në Beograd ndaj neve. Të pranishëmve u thash:” të janë të qetë dhe ta përciellin”. Unë po i rri në ball. Ashtu në ball i ndejta Tempos më 1988, në Beograd dhe Prishtinë, në simpoziumet e orgjisë primitive fashiste serbe, organizuar nga Akademia serbe dhe gazeta neofashiste “Jedinstvo”, atëherë pra kur nuk kishte fare libër nga Noel Malkollmi për Kosovën. Por duhej të ishim ne ata, që ta pengonim orgjinë serbe të mos rrejë ma.

 

Ekemçiqia të Shumadisë, të dy librat: LIman Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, dhe Hakif Bajrami, Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941, i keni analizuar në Akademinë e juej të mykur nga shovinizmi më 1981. Këtë fakt e kemi dijtë. Po, e kmi dijtë shumë shpejtë edhe maketën e juaj, madje edhe tekstin integral të “Memorandumit” tuej, për të na likuduar. Dhe ua kemi thën, se ky tekst është shumë i mirë për “Inmemoriamin” e Jugosllavisë, që është krijesë e imperializmit. Si e tillë, një ditë do të bërët copa- copa, edhe prej ‘grushtit tonë të vogël”. Folëni Ekmeçiqa, a u kemi thënë në sy këtë. Çka u doli?!!!. Ku e keni Serbinë integrale dhe Jugosllavinë homogjene. Ekemçiqa si nxënës të S. Moleviqit, Qubrilloviqit,Drazha Mihajloviqit, që dridhëshe prej shovinizmit në krodoret e Institutit në Beograd më 1979, histerosë suaj i doli tymi në fund të shekullit XX. Pse nuk e thirre Savën e ta shpëtojë Jugosllavinë më 24 mars 1999. PO të tregojë publikisht se sulmi i filluar më 24 mars 1999 është simbolikë e sulmit të juaj fashsit ndaj Kosovës më 23 mars 1989. Pra, kuptone njëherë se pas 23 marsit, vjen 24 marsi. Se pas 28 VI 1989, vjenë 28 VI 2001 për të shkuar “Patriku” i juej S. Milosheviqi me duar lidhur në Sheveningen. Ju ekmeçiqa, ç` është e vërteta ishtit titist, por edhe çetnikë të kulluar. Por me guximin tonë u kemi thënë se as Tito e as Drazha nuk kanë mbetë mangut prej kralëve me masakra më 1945-1951, pastaj më 1953-1966 Tito me Rankoviqin i ka deportuar 412000 shqiptarë, boshnjakë dhe disa turq të deklaruar në Anadoll me marrëveshjen shtetërore xhetelmene. Po, po “gospodski-xhentelem pazar”, me shqiptarë keni bërë, historianë serbë. Dhe çfar krimineli ma i vogël mund të ishte Tito, se Nikolla Pashiqi, që i deprotoi 350 000 shqiptarë në Anadoll me 395 anije evropiane 1912-1914. Ua kemi thënë Ekmemçiqa:” Ju e keni krijuar Jugosllavinë, ju do ta rrënoni deri në themel, sepse nënat shqiptare të deportuara me fëmijë në kampet e përçëndrimit më 1913, më 1923 janë akuzë e rëndë para zotit. Vaji i tyre nëpër shkretëtirat e Anadollit, është nëmë e pasheruar. Dhe ne studentët e Ali Hadrit, demonstratat tona janë pasojë e asaj dhune shekullore, e cila ma në fund do të avansohet në USHTRI ÇLIRIMTARE e KOSOVES. Ne, nuk kemi pasë çka të humbim, përpos prangave në duar e këmbë, me porosinë e juaj-historianë serbë.

 

Tash pa u ndalë fare në librin e Noel Malkolmit, Kosova.. po ju pyes sa profesor universiteti i keni vrarë me porosinë e juej: Profesor Latif Berishën, humanist dhe pedagog i përsorur që nuk ka pasë asnjë fie urrejtjeje ndaj askujt; profesor Bardhyl Qaushin nga Gjakova, profesor Fehmi Aganin, prej të cilit kemi mësuar të gjithë: kulturë dhe sjellje civilizuese; profesor Ukshin Hotin e keni likuiduar sot e kësaj dite pa gjurmë; Advokat Bajram Kelemdin me dy fëmijët. Kush ka lëshuar urdhra të vriten jo vetëm këta, por edhe 14000 shqiptarët të tjerë, të gjithë civilë. Keni reaguar ju ndaj këtyre mizorive? Tani, nuk leni gjç të zezë pa shpifur kundër shqiptarëve dhe Kosovës që mos të pranohet në UNESCO. Ta dini se kishat dhe manastiret që ju i keni tani për tani në posedim, ishin kisha dhe manastire shqiptare në ndërtim në mesjetë. Po. Më vonë ju i përvetësuat.Po. Kush i ka ruajti 500 vjet? Shqiptarët. Krime të rënda janë insinuatat dhe krimet ndaj shqiptarëve, pikërisht në ndërgjegjen e juaj, akademikë të mykur të Serbisë.

 

JU ende nuk jeni ngopur gjak um nga shqiptarët, që i keni robëruar qe dy shekuj, në luftën e tyre për liri dhe pavarpësi. Pavarësinë e Kosovës e ka vërtetuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Aty, vet keni bërë padi dhe e keni marrë autogol. Shumë autogola do të merrni edhe në të ardhme po nuk u vetëdijëuat, akademikë me paraojë infektive në dëm të popullit tua.

 

Ekmeçiqa e keni detyruar me dhunë shtetëore Ibrahim Rugovën që të shkojë në Beograd më 21 maj 1999 për t` u takuar me V. Çernomirdinin (Kryetar u qeversë ruse-HB).Çka kanë nënshkruar asnjëherë nuk është bërë e ditur. (shiqo: Qernomirdin, Kujtime…). Por “takimet” tjera me Patrikun Pavle, me Patrikun Aleksiev, me Millossheviqin, me Millutinoviqin, Shainoviqin, duhet të janë falsifikuar më vonë. Ato takime kanë pasë për qëllim që t` i paraprijnë Kuvendit të Vaselenës në Beograd më 27 maj 1999, prej të cilit synohej të arrihej njëfarë pajtimi kushtuar njësimit  kishtar ortodoko-katolik. Në këto mjegulla të filozofisë së sëmurë të Millosheviqit dhe Patrikut Pavle, është përgatitë edhe likudimi fizik i Adem Demaçit në Prishtinë më 26 maj 1999 duke e dërguar në Lagjen e Muhaxhirëve në milici, duke iu kërcënuar ke vrasje. (Për qëllimin e S. Millosheviqit, që ta festojë 28 VI 1999, pa shqiptarë në Kosovë, shikoni publikimin , botim me shenjën sekret: “Prekid diplomatskih odnosa sa çlanicama NATO pakta”, Beograd 1999).

 

Si duket nxënësit e Millosheviqit (Daçiqi…) dhe Sheshelit ( Vuçiq…) edhe tani (më 2015), po përpiqen ta kapitalizojnë të kaluarën me rrena dhe shpifje, duke bërë çmos që ta destabilizojnë Kosovën në çdo aspekt. Politikanët shqiptarë, jo vetëm që duhet ta lexojnë Noel Malkolmin, por duhet të konsultohen me ekipe të tëra shkencore, sepse kanë punë jo vetëm me dinakërinë dhe rrenat serbe, por edhe me fuqinë e Kremlinit, me mundësi destabilizuese në çdo cep të rruzullit tokësor. Mendoni, flisni dhe veproni, politikanë shqiptarë, se mjaftë keni prodhuar politikë të verdhë krye në veti. Mos i koritni miqtë, por mos e vrani popullin në ardhmëri se nuk e meriton. Të gjithë jeni njësoj me këto sjellje. Ku ishit, pse keni lërë gjendjen të metastazojë deri te aktet e kryera. Jo, lufta për pushtet ua ka nxënë frymën. Lufta për shtet është rreshtimi dhe detyra, të cilin e keni harruar. Nuk mësuat asgjë nga ajo fjalia që ua tha Ambasadorja mike e SHBA-ve. E keni harruar të gjithë pa dallim, gjakun e derdhur të heronjve dhe amanetin e Adem Jasharit, Fehmi Lladrocit e shumë të tjerëve

 

P.S.

 

Po largohem pak nga tema. Çështja e demarkacionit sot (2015), zgjidhet për dy ditë hulumtime nga profesionistët. Po, deri me tash janë prezantuar harta dhe “fakte”, por esenca ka mbetur zbulim zero. Sa i takon “Asociacionit”, çështja është më e komplikuar sipas të drejtës administrative territoriale ( nga teksti që është i njohur-HB), sepse “Marrëveshja” është nënshkruar në mes  një shteti dhe një subjekti politik. Kosova aty nuk trajtohet si shtet. Shkurt, juristët tanë kanë rënë në provim totalisht. Po tregohet se të tillë i kanë pasur edhe profesorët, me të kaluar politike kontemplative, a la shkolla e Kumrovcit. Nuk është drejtësia politikë. Por shteti është edhe politikë, histori, drejtësi edhe forcë, të cilat ju mungojnë, sepse keni menduar se detyrat e shtëpisë do t` ua zgjedhë Brukseli dhe Nju Jorku?!!!.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …