Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate do t’i ketë një nga prioritetet kryesore investimet në bujqësi

Fatmir Limaj: Vazhdimisht do t’i raportojmë Kuvendit të Kosovës, kemi rreth 15 tema që do t’i trajtojmë në dialog

Pas votimit të rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë, kryesuesi i dialogut Fatmir Limaj ka thënë se Kuvendi këtë javë ka bërë një punë të shkëlqyeshme me vendimin për ushtrinë si dhe me atë të sotshmin për dialogun me Serbinë. “Vazhdimisht do t’i raportojmë Kuvendit. Kemi rreth 15 tema që do t’i trajtojmë në Dialog, dhe do ta kemi dalëngadalë agjendën përpara. Sot Kosova dërgoi një lajm të rëndësishëm për partnerët. Jemi këtu, jemi të gatshëm për dialog. Njohja reciproke dhe arritja e paqes, përfundimi i dialogut. Tema që do të trajtohen gjithsesi janë të pagjeturit, dëmshpërblimi nga lufta, tema për suksesionin e Jugosllavisë, e të tjera”, ka thënë Limaj. “Kosova ka dërguar një mesazh të qartë se është e përkushtuar për dialogun”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …