Shefi i diplomacisë kosovare e ka quajtur lajm pozitiv votimin e rezolutës së PSD-së për dialogun. Pacolli ka thënë se Kosova do ta përmbyllë suksesshëm procesin e dialogut, përkundër vështirësive. Ai ka thënë se për këtë gjë, uniteti politik dhe institucional është shumë i nevojshëm. “Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun që do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është lajmi tjetër pozitiv i avansimit të pjekurisë politike dhe shtetërore. Republika e Kosovës do ta përmbyllë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm, përkundër vështirësive të shumta. Uniteti politik dhe institucional është i domosdoshëm. Qytetarët janë ata që në fund, nëpërmjet referendumit do ti japin legjitimitet secilit vendim”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …