Ministria e Infrastrukturës, ka bërë të ditur se është asfaltuar një segment në rrugën N 25, Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, në fshatin Gllamnik. Asfaltimin e ka kryer kompania punëkryese “Bageri”. E tërë puna është realizuar në bashkëpunim më mbikëqyrësin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe është bërë sipas kushteve të lejuara klimatike dhe për të gjitha lëshimet eventuale, përgjegjësinë e merr operatori ekonomik. Ministria e Infrastrukturës do të jetë afër secilit projekt që financohet nga buxheti i saj, që investimet të jenë sa më cilësore.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …