Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës për themelimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë. Kjo lëvizje nëpërmjet një reagimi, ka theksuar se ky ekip nuk është shtetëror, por qeveritar. Grupi për dialog me Serbinë i votuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës nuk është kurrfarë delegacioni shtetëror por eventualisht një ekip qeveritar të cilin e përshëndeti edhe presidenti një natë përpara si dhe një orë pas votimit. Aty dominon qeveria e pakicës për nga përbërja dhe mënyra e presidentit për nga fryma. Në gjithë tekstin e kësaj rezolute, fjala ‘shqiptar’ nuk figuron askund. Në gjithë tekstin e kësaj rezolute fjala ‘reciprocitet’ nuk figuron askund. Dy bashkëdrejtuesit e grupit do ta zëvendësojnë ministren e dikurshme pa portofol, znj. Edita Tahiri, në dialogun i cili përsëri njësoj quhet: “dialog për normalizimin e marrëdhënieve”. Grupi për dialog me Serbinë është shprehje e sprapsjes së kryeministrit karshi presidentit, meqenëse kryeministri do të duhej ta udhëhiqte këtë proces në shtetin tonë që është republikë parlamentare. Po ashtu, ky grup për dialog me Serbinë është shprehje e dëshirës së presidentit për një mbështetje formale nga Kuvendi, meqenëse atij i nevojitet zbutja e vetmisë së madhe në aventurën e tij personale me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …