FSK

Gazeta “El Pais”, shkruan se Ushtria e Kosovës u formua me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Gazeta e njohur  spanjolle El Pais, shkruan se Ushtria e Kosovës u formua me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa BE-a, OKB dhe NATO kanë shprehur keqardhje për vendimin e Prishtinës, të cilin e kanë konsideruar të  papërshtatshëm. Gazeta citon kryetarin  e Kosovës, Hashim Thaçi të ketë deklaruar se “pas dy dekadave të punës së vështirë, përfunduam më në fund procesin e ndërtimit të një shteti”. Sipas gazetës spanjolle, Uashingtoni në Ballkan po përpiqet të neutralizojë ndikimin rus, por edhe kërcënimin gjeostrategjik që për Perëndimin supozon hyrjen triumfale të Kinës në Kontinentin e Vjetër përmes Rrugës së Re të Mëndafshit. Me mbështetjen e saj të fuqishme për Kosovën, SHBA-të theksojnë angazhimin e saj të vendosur për një politikë gjithnjë e më pro-aktive të sigurisë në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …