Nuk e ka te veshtire shqiptari te nxjerr perfundimin logjik se kush eshte me Serbine eshte edhe me Rusine! Ose se pa qene me Serbine s’mund te jesh me Rusine. Atehere me kend qenka Rusia dhe kush qenka me Rusine ne kete vendin tone? Per sojin e Lutfi Hazirit eshte e kuptueshme kjo kumbari me Serbine e me Rusine, por ti degjosh nga Hashimi dhe grupi i tij keto akuza qenka e rende dhe po na kujton se dikush nuk paska qene asnjehere ne anen e duhur! Prandaj, anetaret dhe strukturat e PDK-se do te duhej te mbanin qendrim e te distancoheshin nga kryetari i tyre i dhunshem, sepse ata qe jane me Serbine dhe bashkepunojne me te kunder Kosoves nuk mund te jene proevropian e proamerikane, por jane proruse…
Pas bajraktarit te decentralizimit-copetimit te Kosoves, Lutfi Hazirit, edhe Hashim Thaci, kryetar i PDK-se, akuzoi Opoziten e Bashkuar se po perdor modele te Rusise per destabilizimin e Kosoves!! Dihet qe Rusia eshte mikja me e mire dhe me e vjeter e Serbise, eshte nena e saj, eshte ajo qe e ka pjelle kete shtet fqinj neofashist. Dihet gjithashtu qe Serbia eshte satelite e rusise dhe bija e saj e degjueshme, e mire dhe dashur. Dihet, po ashtu, qe Kosova e Shqiperise, kjo qe ka mbetur pas spastrimeve te shumices se saj nga Serbia, ka qene e pushtuar gati 100 vjet nga Serbia. Ky shekull i pushtimit sigurisht qe ka “prodhuar” edhe nje soj te shqiptareve qe u lidhen si mishi me thoin me Serbine ose me Jugoserbine! Nuk eshte kurrefare sekreti, dihet edhe kjo, qe ky soj i shqiptareve bashkepunetore, kuislinge e agjente te Serbise jetojne edhe sot ne Kosove dhe kane pozita te larta publike, politike e shteterore!!
Midis tyre, nga me te njohurit, eshte Isa Mustafa dhe shume eksponent te LDK-se. Ka edhe ne parti tjera, edhe ne PDK. Me perkushtimin e tij djaloshar u be i njohur edhe Lutfi Haziri, i cili “rastsisht” kishte rene ne burg ne vitin 1997 (me duket) dhe ishte liruar “kao llojallan cllan LDK” (si anetar besnik i LDK-se)!! Dha kontribut te jashtezakonshem ne decentralizimin-copetimin e bosnizimin e Kosoves konform planeve dhe kerkesave te Serbise! Ne kete “projekt” fitoi edhe admirimin dhe perkrahjen e Hashim Thacit, qe ishte veshur me kapitalin e patriotizmit dhe te luftes se UCK-se!! Bashkepunimi me Serbine, e cila kishte dhe ka mbeshtetjen e fuqishme te Rusise, erdhi dhe u thellua ne bisedimet e Brukselit, te cilat u finalizuan me marreveshje kapitulluese dhe tragjike per Kosoven!! Soji i ketyre shqiptareve, jugokosovareve, akuzojne te gjithe ata qe e duan Kosoven shqiptare, te lire dhe te pavarur nga Serbia si njerez te Rusise! “Harrojne” te shkretit se rruga per t’u bere me Rusine ose per te fituar simpatine e Rusise kalon neper Serbi… E kush eshte me Serbine, kush po bashkepunone, kush po bisedone dhe kush po bene allishverishe (per te mos thene ate fjalen e rende) po duket ashiqare. Nuk mund te harrohet bashkepunimi, ne dem te Kosoves shqiptare, me Serbine i ketyre “patrioteve” te vonuar dhe i ketyre jugokosovareve duke i akuzuar te tjeret se po zbatojne metoda e modele ruse per destabilizimin e Kosoves! Te njejtat akuza per ata qe ishin kunder Serbise i kemi degjuar e lexuar me mijera here ne gazeten “Bota sot” dhe ne shtypin e mediet e LDK-se-jugokosovareve gjate dhe pas luftes clirimtare, i kemi degjuar e lexuar nga ata qe ishin me Serbine ose afer saj! Nuk e ka te veshtire shqiptari te nxjerr perfundimin logjik se kush eshte me Serbine eshte edhe me Rusine! Ose se pa qene me Serbine s’mund te jesh me Rusine. Atehere me kend qenka Rusia dhe kush qenka me Rusine ne kete vendin tone?
Per sojin e Lutfi Hazirit eshte e kuptueshme kjo kumbari me Serbine e me Rusine, por ti degjosh nga Hashimi dhe grupi i tij keto akuza qenka e rende dhe po na kujton se dikush nuk paska qene asnjehere ne anen e duhur! Prandaj, anetaret dhe strukturat e PDK-se do te duhej te mbanin qendrim e te distancoheshin nga kryetari i tyre i dhunshem, sepse ata qe jane me Serbine dhe bashkepunojne me te kunder Kosoves nuk mund te jene proevropian e proamerikane, por jane proruse…