Korrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.
Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor e kaluan fazën e tranzicionit me shumë mund, të ngulfatur nga vala e krimit dhe korrupsionit. Si duket “demokracia” parlamentare për vendet e ish taborit socialist ishte drrasë kërcyese për të krijuar pasuri enorme.
Ishte diç tjetër, zgjedhjet lokale dhe ato qendrore filluan dhe përfunduan, me premtime të papërgjegjshme, me recitale, dhe garim i mujsharëve që përqafuan sistemin zgjedhor proporcional me lista të mbyllura, duke krijuar kështu nga servilët partiakë-pushtetarë, të pasurit ekskluziv.
Sistemi zgjedhor pas çlirimit ishte një debakël i vërtetë që u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Sistemi zgjedhor proporcional me lista te mbyllura krijoi shoqërinë e mbyllur, papëgjegjësinë institucionale, vjedhjen, korrupsionin, anarkinë. Krijoi brezin e politikanëve servilë, ngase të gjithë ishin të zhytur thellë ne vorbullin e krimit, duke vendosur bordet në ndërmarrjet publike sipas kriterit partiak, dhe kështu u përbuzë në skajshmëri kriteri i aftësisë dhe përvojës shumëvjeqare në punë. Edhe tash selitë partiake diktojnë çdo gjë: doganat, policinë, drejtësinë, burgjet, ndërmarrjet publike…, e çuditshme, apo jo? Dhe përsëri “vezirët” politik angazhohen ta ruajnë statusin e të paprekshmëve, edhe pse gishti tregues i korrupsionit të hapur drejtohet në ta. Tash së fundi kanë filluar të dëgjohen prap “klithjet” per votimin e presidentit partiak, apo presidentin e marreveshjes “Zajednica”. Edhe tash ata largojnë qytetarin sovran nga zgjedhja e drejtperdrejt e presidentit unik, dhe asnjëherë asgjë nga fjala e qytetarit, nuk ka referendum, dhe ashtu ata aludojnë të krijojnë shurdhmemecin votues.. Përçudshëm si mund të luajnë aq lehtë me jetën e qytetarit, me të ardhmen e tij.
Edhe këtyre ditëve u dëgjuan shumë fjalë për zgjedhjet, u zëvendësua retorika politike e pavarësisë me atë të zgjedhjeve reja “të lira”, tingllojnë shumë keq këto fjalë, kur aq shumë u mësuam me fjalorin e përditshëm pavarësi, dhe në çdo tubim të çfarëdo karakteri: sportiv, kulturor, edukativo-arsimor, shkencor…, i referohej pavarësisë, edhe pse çdo gjë mbetë në fjalë. Korrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.
Bajlozët e UNMIK-ut, të siguruar me imunitet diplomatik, komandonin vendorët dhe micëronin ndihmat dhe donacionet e dedikuara për Kosovën, me ndihmën e vendorëve, ngase veprimet e tyre nuk u nënshtroheshin ligjeve vendore, por as gjykatave vendore. Si duket demokracia e instaluar në Kosovë, kishte tjetër përmbajtje dhe qëllim, nga të zgjedhurit u krijuan vartësite, duke bërë yrysh në log të “mejdanit”, hyçmet, uzurpim e plaçkitje. Si të kuptohet atëherë, vërtetë, domethënia e demokracisë parlamentare dhe sistemit zgjedhor, nëse është ashtu. Nëse ligji nuk zbatohet, dhe askush nuk përgjigjet para ligjit, atëherë garat zgjedhore dhe listat zgjedhore janë të pakuptimëta, ashtu si është i pakuptimshëm edhe zgjedhja e organit legjislativ ligjvënës, kuvendit. Lind pyetja nëse ata që kryejnë detyrat me përgjegjësi “shtetërore” nuk i dijnë detyrimet e veta, atëherë atyre duhet t’u jipet përshkrimi i detyrave të punës, përndryshe do të sorrollaten pa krye, duke mos ditur se cilat jane detyrat e tyre, për të cilat paguhen nga buxheti i konsoliduar i Kosoves, jo nga arkat partiake. Si asnjëherë nuk u shkon në mendje të mendojnë kush i paguan ata, anëtarësia partiake, arka partiake, apo ata paguhen nga tatimpaguesit qytetarë, dhe zakonisht është një logjikë shumë e thjeshtë kush të paguan atij i jep përgjegjësi, pra edhe detyrat e përditshme jane në interes të qytetarit votues, dhe atij që nuk voton, edhe ai është qytetarë, e jo në interes të partisë që përfaqësonë, duhet kuptuar edhe përgjegjësitë në atë nivel.
Si duket të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, jo, partiake, ka thelluar jazin në mes të qytetarit dhe pushtetarit, dhe qytetari është krejtësisht i zhveshur dhe i pavlerë, ndërsa pushtetari ka monopolizuar çdo gjë, edhe mirëqenien e qytetarit. Të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, apo mos dashja e të kuptuarit, do të mbetet zorrë qorre edhe për të ardhmen e Kosovës, prandaj, do të ishte shumë e arsyeshme të bëhen ndryshime “minore” në sistemin zgjedhor, ai proporconal me lista të hapura.
Sigurisht që do të ishin më me efekt po të shtohen kompetencat e kryetarit të vendit dhe ai të zgjedhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët (kriza institucionale në Shqipëri për zgjedhjen e presidentit, është edhe një argument më tepër). Kryetari i zgjedhur kështu do të ruante autoritetin institucional dhe do të vendoste për shumë prioritete, duke mbikqyrur kështu kushtetushmërinë e vendimeve, ai do të ishte personi më i pranueshem, nga qytetarët. Kështu do të zvoglohej ndikimi, aq i madh i liderëve partiak, dhe nga aq shumë liderë partiak do të kishim njëshin, që do të përfaqësonte shumicën shqiptare dhe minortitet.