Ajri nuk arrin të pastrohet pavarësisht reshjeve të borës së fundmi në kryeqytet. Niveli i ndotjes së ajrit vazhdon të mbetet në shkallë të njëjtë kohëve të fundit, pasi që tashme e disa ditë ajri në Prishtinë cilësohet “i pashëndetshëm”. Sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në orën 09:00 ndotja e ajrit ka qenë 159 AQI. Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit, çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, ndërsa anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte të rënda shëndetësore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …