Zyra e shtypit e Bashkimit Evropian e ka anuluar konferencën e përbashkët me kryeministrin, Ramush Haradinaj, pas takimit në Këshillin e MSA-së. Ky veprim ka ardhur për shkak të tendosjes së atmosferës në takim ku temë ishte edhe taksa ndaj Serbisë. Deri tani nuk ka asnjë sqarim lidhur me anulimin e konferencës, mirëpo po raportohet në vazhdimësi për një takim të tensionuar në BE. Gazetarët kanë lajmëruar nga Brukseli vetëm anulimin e Konferencës për medie Kjo është hera e dytë që BE-ja mujshare vepron me cinizëm e përbuzje kundër Kosovës Edhe vitin e kaluar ishte anuluar konferenca, pikërisht në një kohë kur Bashkimi Evropian i bënte trysni Kosovës për Demarkacion, të cilin edhe e kishte arritur. Duket se BE-ja edhe kësaj radhe ka dashur ta gjunjëzojë Haradinaj për së dyti. Tash për tash nuk dihet si janë zhvilluar bisedimet, por raportet e Kosovës me BE-në nuk janë më fare të entuziazmuara as të partneritet real, sikur dërdëllisin politikanët. BE-ja kërkon nga Kosova atë që kishte kërkuar edhe Beogradi në të kaluarën, para luftës, vetëm bindje dhe asgjë më shumë. Është hera e parë që autoritetet e Kosovës ia kthejnë fjalën BE-së, e cila nuk e njeh këtë gjuhë komunikimi me shqiptarët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …