leoni

Kryetari Jashari mban debatin publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me stafin e tij qeverisës, ka mbajtur dëgjimin publik me qytetarë, sipas obligimit ligjor, ku ka prezantuar punën e deritashme të qeverisjes lokale të Skenderajt, planet dhe synimet për vitet e ardhshme. “Kisha kënaqësi të diskutoj dhe të paraqes punën njëvjeçare të qeverisjes sime, para një numri të qytetarëve, shoqërisë civile dhe grupeve tjera të interesit, duke potencuar veprimet që kemi ndërmarrë gjatë vitit të parë të mandatit, që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik të vendit, siç është Parku i Biznesit, sjelljen e investitorëve të huaj për të investuar në komunën tonë, projektet që kemi filluar t’i zhvillojmë, ndërtimin e shtratit të lumit “Klina”, mbështetjen e më shumë se 250 fermerëve me anë të subvencioneve, ndërtimin e fushës ndihmëse me bari sintetik, vazhdimin e projekteve zhvillimore, dhe punë të tjera në të mirë dhe shërbim të qytetarëve”, është shprehur kryetari Jashari, duke shtuar se pavarësisht sfidave që kanë qenë dhe disa përpjekje të kohëpaskohshme për të bllokuar në marrjen e vendimeve të mëdha, Jashari tha se është i kënaqur për rezultatin e punës sonë të përbashkët. Ky vit do të mbahet në mend edhe për rritje të transparencës së punës së organeve tona komunale, siç është publikimi i kontratave publike, dhe veprime të tjera që kemi ndërmarrë, në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në punën e Komunës së Skenderajt. “Kërkesat e qytetarëve që u shpalosën sot, janë reale, të vërteta dhe shumë të rëndësishme për banorët e komunës sonë, andaj unë bëra të ditur projektet që do të realizohen në vitet e ardhshme, deri në fund të mandatit, por theksi bie tek investimet që do t’i bëjmë vitin e ardhshëm. Projektet që janë paraparë në buxhetin e miratuar për vitin 2019, janë të infrastrukturës rrugore nëpër fshatra të bashkësive lokale, sistemit të kanalizimit, të ujësjellësit, të menaxhimit të mbeturinave, vazhdim të mbështetjes së bujqve, projekte të fushës së kulturës, sportit, ndërmarrësisë e inovacionit, por pa lënë anash edhe investime në fusha të tjera”, ka thënë kryetari Jashari, i cili është përgjigjur edhe në pyetjet e qytetarëve, e që kishin të bënin me investime në infrastrukturë rrugore, kanalizime, trotuare, çështje sociale dhe brenga të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …