Drejtorët e drejtorisë komunale të Arsimit, Drejtorisë së Bujqësisë e Pylltarisë dhe asaj të Kulturës, Rinisë e Sportit të komunës së Vitisë, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Rrjetit të OJQ-ve AVONET, me qëllim të informimit rreth projektit ONE FOR ALL, që përkrahet nga GIZ-i dhe implementohet nga AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt. Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i AVONET-it, ka njoftuar se në kuadër të projektit ONE FOR ALL është paraparë që disa prej komponentëve të projektit të realizohen në Viti dhe po ashtu një numër i të rinjve do të jenë përfitues të projektit në disa nga komponentët.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …