Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e dytë gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se dihet viktima dhe agresori. “Nuk dua të mohojmë të kaluarën, dihet kush është agresori. Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrim i historisë, lufta ka ndodhur në shekullin 20. Prandaj dua të shkojmë pa drama, por të pranojmë realitetin. Por, meqë u përmden gjëra jo të qëndrushme atëherë detyrohem të përmendi disa fakte para jush”, ka theksuar Thaçi. “Shteti i Serbisë në luftën e Kosovës ka vrarë 13 500 civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre, formacionet e tyre ushtarake-policore kanë dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare, dhe ka kryer 400 masakra kundër shqiptarëve”, ka thënë Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …