MINISTRI BYTYQI PRITI PËRFAQËSUESIT E BANKËS BOTËRORE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi ka pritur përfaqësuesit e misionit të Bankës Botërore (BB), të kryesuar nga Asli Senkal (ekonomiste), të cilët po qëndrojnë për një vizitë pune në Kosovë, me të cilët bisedoi për zhvillimet në arsim, sfidat, nevojat si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Me këtë rast Ministri Bytyqi, theksoi se Arsimi në Kosovë ende nuk është në gjendjen e dëshirueshme dhe se tashmë kemi identifikuar mangësitë dhe po vazhdojmë me procesin e reformave në përgjithësi, që të kemi një arsim më cilësorë për të rinjtë tanë. Ministri Bytyqi ndër tjera theksoi vështirësi në organizimin e edukimit parashkollor 0-5, kryesisht në mungesë të hapësirës së nevojshme si dhe aspekte tjera që e mundësojnë këtë nivel edukimi. Në vazhdim, Ministri Bytyqi, i falënderoi përfaqësuesit e BB-së  për mbështetjen e vazhdueshme të projekteve arsimore e në veçanti për matjen e performancës së mësimdhënësve, proces i cili tashmë ka filluar, ndërsa ka theksuar nevojën e trajnimit  adekuat të mësimdhënësve në të ardhmen. Më tej, ministri Bytyqi dhe përfaqësuesit e BB-së, biseduan edhe për çështje tjera siç është llogaridhënia, si dhe hartimi i Strategjisë për Arsimin e Lartë, i cili është në proces të hartimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …