VIHEN THEMELE TË BASHKËPUNIMIT KOSOVË – GREQI NË INFRASTRUKTURË DHE TRANSPORT

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është pritur në takim nga homologu grek Christos Spirtzis dhe bashkëpunëtoret e tij më të lartë. Temë qendrore e diskutimit mes dy delegacioneve, ishte nevoja e menjëhershme e bashkëpunimit Kosovë – Greqi në fushën e infrastrukturës dhe transportit. Spirtzis i ka propozuar ministrit Lekaj, themelim të komisioneve punuese për punë të përbashkëta në dikasteret që ata udhëheqin dhe marrëveshje mes ministrive, në fushën e aviacionit civil, transportit të njerëzve dhe mallrave dhe në fushën e hekurudhave. Lekaj ka shprehur gatishmërinë që të nisin këto procedura menjëherë, duke filluar me përcaktimin e ekipeve teknike. Të dy ministrat janë pajtuar se njohja e shteteve është procedurë formale që po vonohet, meqë popujt janë të afruar mes vete dhe zyrtarizmi i bashkëpunimeve është mëse i nevojshëm. Ministri Lekaj e ftoi kreun e infrastrukturës dhe transportit të Republikës Helene, të vizitojë Kosovën për të parë nga afër zhvillimin infrastrukturor të shtetit më të ri në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …