Ministri Reçica, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Caritasin Zviceran

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Caritasin Zviceran, në kuadër të projektit SUREP i cili synon të kontribuojë në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre në Kosovë, përmes këshillimit dhe mbështetjes socio-ekonomike.

Projekti është i rëndësisë së veçantë ngaqë synon të mbështesë posaçërisht grupet e cenueshme të të riatdhesuarve siç janë nënat e vetme me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të kthyerit nga zonat e konfliktit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …