Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka pritur në takim përfaqësues të Bankës Botërore me të cilët ka biseduar rreth ecurisë së reformave që MPMS-ja i ka ndërmarrë në fusha të ndryshme me qëllim të ngritjes së përgjithshme të mirëqenies së qytetarëve tanë, si dhe planit të veprimit për vitin e ardhshëm, plan që buron nga reformat e ndërmarra.
Banka Botërore në vazhdimësi ka mbështetur përpjekjet e MPMS-së për reforma dhe gjatë këtij takimi, u rikonfirmua mbështetja nga ana e tyre për këto reforma.