Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini takohet sot në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini takohet sot në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i ftuar nga Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme. Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga Kosova, Mogherini ka ftuar presidentin Hashim Thaçi, nga Serbia Aleksandër Vuçiq, nga Mali i Zi Milo Gjukanoviq, kurse nga Shqipëria, Maqedonia e Bosnja, kryeministrat e tri vendeve. Deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të protestave të studentëve në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …