Disa nga portalet që vjedhin dhe përvetësojnë shkrime të Radios-Kosova e Lirë

Ruajtja e të drejtave të autorit, tashmë ka mbetur vetëm një frazë boshe, meqë në kohën e globalizimit informativ, në kohën kur çdo individ që di shkrim lexim mund të hap një portal, është krejt e pamundshme të kontrollosh se kush kujt ia vjedh shkrimet. Duke gjurmuar përmes google një shkrim për legjendarin Adem Jashari zbulova disa  portale të cilat kanë afishuar shkrimet e mia autoriale, pa emër të autorit, ose me emrin e vet, sikur është rasti i Gazetës Ora.com (autori, E.S. nënshkruan shkrimin e botuar 12 vjet më parë në Radion Kosova e Lirë.)


 


Portalet të cilat kanë përvetësuar esenë: Legjendari, Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri, vështrimin: Legjendari i legjendave të Shqipërisë dhe biografinë e autorizuar të Adem Jasharit, botuar në monografinë “Feniksët e lirisë-2” janë:


 


Gazeta Ora. com ( autori E. S.)


Portali “Shqipëria natyrale”,


Portali ALBINDEX,


ALBFORUM,


Mesdheu,


Shqipëria e Bashkuar,


Naser Gashi, Hapësira e Qiejve shqiptarë, shkrimi për Dava Gjergjin,


dhe shkrime për këngëtarë të tjerë.


 


Radio-Kosova e Lirë kërkon nga këto portale t’i tërheqin shkrimet, ose ta  paraqesin burimin, në të kundërtën përveç këtij denoncimi publik, ata do të ballafaqohen edhe me ndjekje penale, në rrugë ligjore.


Në çdo shkrim, ese, apo studim autorial për Adem Jasharin, që do të botohet apo ribotohet në Radion-Kosova e Lirë, në vazhdimësi do të denoncohen  portalet që kanë vjedhur shkrimin, derisa ata nuk marrin masa vetëkorrektuese.


 


Disa gazeta dhe portale, për shkak të konsideratës janë  lajmëruar në mënyrë interne për botime të paligjshme dhe të pa autorizuara.


 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …