Kosova pas shpalljes së pavarësisë (më 17 shkurt 2008), më 9 nëntor 2015 ishte në një provim të fillim shekullit për fuqinë e saj në shkencë, art dhe kulturë. Politikisht dihet ku jemi dhe për këtë profil nuk guxojë as të mendojë. E kuptuar kështu, shtrohet pyetja, pse Kosova, nuk arriti t` i sigurojë votat e mjaftueshme e të pranohet, në një institucion ku dominon dituria botërore. Ishte kjo një shans që UNESCO të “ambientohet” edhe në shtetin më ri në Evropë, aq më këndshëm kur ai pranim vjen nga Parisi i De Golit legjendar. Ngjau e kundërta, për TRI vota. Këto tri vota, për politikën ndërkombëtare të Kosovës (por jo të miqve të saj), janë një fatamorganë, që duhet të kuptohet si realitet. Po e them këtë sepse Kosova, është dashur ta dinë mirë, dhe ky konstatim është thënë para 25 ditësh, por shtypi nuk e ka botuar, se nuk kemi çka të lypim aty ku nuk është i ZOTI i planetit, me investime në shkencë, artë, kulturë dhe armatim ushtarak-SHBA. Nuk dua të hyjë në analiza se sa investohet në Kosovë, bie fjala për hulumtime shkencore. Në këtë rrafsh, UNESCO-n nuk e kemi merituar fare. E ktheni fjalorin e politikanëve tanë, prapa, për dhjetë (10) vjet. Sa herë kanë folur për investime shkencore. Por, në këtë terr është një indikacion i “shkallës tretë”, me tri të panjohura?! Kush ka gjetur strehim në Akademi, si është përtrirë kuadri shkencor nëpër institute, çka po ngjanë qe dhjetë vite në Rektoratin e Universitetit “HASAN PRISHTINA” në Prishtinë. Mos të flasin për fruthin që e ka përfshi Kosovën me universitetomani në çdo qytet. Nuk na duhet kauntiteti, por duhet punë vigane për të depërtuar në zbulime të reja shkencore. Ajo punë nuk sigurohet me propagandë, me punë individuale, por me diersë e dituri ekipore, sepse shkenca është mall që: mendon, flet dhe vepron. Fuqia e pushtetit të shkencës duhet ta dridhë çdo themel të pushtetit të politikës. Kthehuni e analizojeni pse Xhon KENEDI, u bë simbol e politikanit në tërë rruzullin, sepse e rriti investimin në shkencë, arsim dhe kulturë për tridhjetë herë.
Serbia e ka në Kushtetutë detyrë shtetërore që ta shkatërrojë shtetin e Kosovës, dhe të dialogosh me te është më shumë se hipokrizi, naivitet dhe fatamorganizëm politik.
SHBA-te, investojnë në armatim më tepër se : Kina, Rusia, India, Franca, Anglia, Gjemania, Italia, Indonezia, Irani, Pakistani së bashku. Krahasoni nëse dëshironi sa investon SHBA në shkencë përballë të gjitha shteteve më të mëdha të botës. Prapë, ShBA-të, vetëm, janë shumëfish më larg. Dhe, ne si vend i vogël, në shtet-formim, duhet të ndihemi pranë SHBA-s, si një fëmijë që vetëm sa ka filluar t` i merr këmbët. Pa praninë e SHBA-s në çdo situatë nuk kemi staf, trust mendor dhe politik të ecim përpara. Nuk kam për qëllim ta fetishizojë Amerikën, por realiteti është ky. Nuk duhet të kemi iluzione që do të na përkrahë Serbia, Rusia, Bjellorusia, por as Koreja Veriore e aq më pak Siria….
Tash , kur jemi pas votimit të kryer, pse ua hedhim fajin disa shteteve me konotacione religjioze, dhe politike, kur vetëm mund të krijojmë armiq. Mundësinë e kemi pasur para hunde, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria komplet, janë fajtore për dështimin. Kuptohet, nga ky kënd i rezultatit tanishëm se “na kanë munguar tri-katër vota”, nuk është për t` u gëzuar?. Atëherë, të jemi edhe më konkret. Kush është fajtor që Polonia , Koreja Jugore, Egjipti ( ku ka ndryshuar regjimi !!!) dhe Japonia, të abstenojnë. Kush e ka bërë punën “bërllog” në këto shtete mike?. Çështja duhet të sqarohet deri në fund. Të ishte rezultati ndryshe, më i thellë negativ, analizat do të na drejtonin në homo-strukturë diplomatike dhe politike substanciale. Mendjemadhësia e disa ministrave, që nuk meritojnë të kanë pushtet, në një bashkësi lokale, ka dalë në shesh. Nuk të bënë partia në qeveri autoritet në popull, por aftësitë shkollore, përvoja dhe në fund kuptohet forca e sovranit. Dhe forca jonë ishte kjo që e kemi, humbës. Sa vende pune i mban kryeministri (Kryetar qeverie, kryetar partie, anëtar i Akademisë, profesor në fakultet, hulumtues në Reinvest etj. Sa orë i ka dita, ku dhe për kenë të lobojë ky njeri!!!). Të tillë ka plotë edhe në partitë tjera të mëhallëve. Madje Akademinë janë kah e drejtojnë anëatrët e një qyteze, që në katundin e tyre nuk lëkundet kush për t` i nderuar. Ja ku jemi. Një historian që i ka bërë pesë vëllime për historinë e Kosovës, nuk pranohet në Akademi, por pranohet një që aty ka bashkë-partiakun me një gjysëm libri. Kështu është edhe në shkencat tjera. Si të lobohet, kur nuk ke me çka të lobosh.
Pse pas votimit nxituan disa institucione si : Akademia, Institutet, universitetet domino ku ishin, sa kontribuuan, para se të votohej. Këto institucione dihet se merren me arsimim, shkencë dhe kulturë. Dhe, sikur është shndërruar në sëmundje një “kulturë” shkencore, se duhet shkruar për botime vetëm disa faqe dedikuar revistave tona “shkencore” apo ndërkombëtare, dhe pastaj të pret avansimi. Hej, puno, trego rezultate dhe avansimi nuk ka çare pa ardhur. Pse ndodhë kjo avansimomani gradash me punime të katpultuara, sepse ata që e kanë bërë ligjin, janë dhe do të mbesin shterp ( e kanë siguar për 12 vjet , katër-pesë punime “shkencore”, po me nga 6-8 faqe?!!!). Ky fenomen mund të jetë i saktë në matematikë, kimi, fizikë,biologji, mjekësi, por jo në shkencat shoqërore, publikimet e të cilave nuk adresohen në asnjë bibliotekë të njohur të Evropës, të Botës.
Te ne është mbushë Kosova me analistë, të cilët dorën në zemër, nuk dinë çka shkruajnë. Japin opinone, për t` i mbushë faqet e gazetave , logjika e të cilave nuk është mësimi, arsimimi, edukimi, i popullit me urti diturore logjike, por thjeshtë kultivimi: i politikës së klanit, “udbës” dhe partisë. Aty , diku në bisht të tyre është Qeveria me të gjitha ministritë e ngjyrosura me planimetri të “mollëve të mykura”,që u vjen era plgiaturë, korrupsion, dhe rrena ordinere dedikuar këtij populli të shkëlqyeshëm që i duron, i voton dhe u duar troket poltronëve dhe super poltronëve, nëpër ndeja dhe promovime shterpe, ku era e parfumeve nuk ta kursen organizmin nga alergjia infektive.
Nuk është politika teatër, as trafikë për shitje të mallit me skadencë, por është mjeshtri që do shkollim rrënjësor, përvojë të dëshmuar dhe forcë intelektuale dhe financiare, që mbështet në ekonomi, pa të cilën nuk shkohet përpara. E vërteta, 92 shtete që votuan për pranimin e Kosovës n` UNESCO, janë kryesisht shtete dhe popuj që kanë vlera të mirëfillta kulturore dhe civilizuese. Ky fakt gëzon shumë, se jemi në rreshtimin e duhur. Kur do të vijë fitorja, do të vijë atëherë kur pushteti të funksionojë me ligje dhe kushtetutshmëri të nivelit sovran në interes të popullit dhe civilizimit. Ja në Bruksel, Qeveria e jonë e nënshkroi një marrëveshje në mes një shtetit (Serbisë) dhe një subjekti politik (Kosovës), dhe për këtë na krekosin se kemi bërë punë të mirë, madje me bekimin e miqve. Miq, po, por ata nuk janë gjithmonë Klintona e Olbrajta , TONI Blera…..për kah sinqeriteti.
Lëreni Serbinë të shkojë andej kah është rreshtuar, mirë është nis dhe le të rrëshqas në ideologji religjioze të kishës së tyre fantome. Po, pse nuk u ngritë Hashim Thaçi e t` i thotë Evropës, ja këta janë serbët që e kanë bombarduar Dubrovnikun që është nën mbikëqyrjen e UNESCO-s. Këta po na shesin tash moral dhe kulturë. Këta e kanë djegë ARKIVIN e Bashkësisë Islame në Prishtinë, ku ka pasur dokumente me vjetërsi 600 vjeçare, vlera e tyre ishte çmuar në disa miliarda si pasuri kombëtare dhe civilizuese. Por jo, kanë pasur detyra, që Serbia mos të “provohet”, se pale ndoshta cofë gomari dhe ndryshon koha. Nuk kemi nevojë ta qortojmë e të ankohemi, pse po kultivon politikë “raciste” Serbia. Politika raciste është në modë për ata që nuk i harrojnë profitet e mëhershme mesjetare, dhe jetojnë mbi to, sikur avulli mbi ujë. Nuk duhet të presim votë pro Kosovës, nga ajo politikë që ka nxitë Srebernica, Vukovara, Sarajeva, Meja, Pokleka, Krusha, Makofca, Shevarina, Prekaza, Qyshka, Furra të Ferronikelit të gë kufoma, të bartë kufoma nga Kosova e me i “varrosë në Btajnicë”, për kujtim!!!…
Të investojmë në shkencë, kulturë dhe artë deri më 2017, dhe ta bindim botën e civilizuar se jemi në resht me ta. Por, me meritë. Jo me mediokritete, nepotizëm dhe akademi e institute mëhallash, që vetëm shikojnë të përfitojnë për formate të xhepave të tyre, dhe pamjeve të tyre mediative. Shikoni se si dergjen “akademikët” e Kosovës ,që për 16 vjet nuk janë në gjendje ta publikojnë një Leksiokon. Shikoni punën individuale të një punonjësi shkencor që i boton 16 vëllime këngë kreshnike, me vlerë botërore dhe nuk pranohet në Akademi. Shikoni se si një historian i boton pesë vëllime të historisë Kosovës, dhe injorohet nga Akademia, për inate dhe mos përkatësi të klanit. Ka edhe shumë shembuj të tjerë. Faji pra është edhe te themeluesi-KUVENDI I KOSOVES, që nuk kërkon llogari. Po kush të kërkojë llogari kur ende nuk i ka rënë ndër mend të shkojë, bie fjala në Arkivin e Kosovës e të bindet se ai institucion është shndërruar në një tavernë ku vlojnë burokratët e tri-katër institucioneve. Arkivi duhet të mbetët i pastër, Arkivë, ashtu si është themeluar dh e ka merituar ndërtesën vetëm për nevoja të shtetit dhe popullit. Le të dihet se cili akademik me meritë dhe pa meritë i mban pesë (5) vende të punës dhe prej tij gjatë një viti nuk e kemi asnjë publikim, të paktën tetë (8) faqesh. Po nëpër fakultete dhe institucione ku jemi, sa citohemi dhe si e plasojmë shkencën. Shkurt, Ministria e Arsimit, shkencës dhe teknologjisë, së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe Sporteve, kanë rënë në provim. Këtu duhet të kërkohet përgjegjësia, por edhe në Ministrinë e Punëve të jashtme, duhet kërkohet llogaria. Mbi të gjitha, kryetari i Qeverisë me pesë vende të punës, duhet të pyetet sa orë i ka dita, dhe ku është arsyeja logjike që paguhet për ato pese vende “pune”.
UNESCO, nuk luan vendi, na pret, por ne duhet të lëvizim e të dëshmohemi se e meritojmë me vepra të mirëfillta në shërbim të civilizimit. Askush nuk doli e të thotë se si komb i kemi dy çmime të Nobelit, dy çmime Saharov, disa shkrimtarë, disa herë të propozuar, madje të gjetur në rrethin e ngushtë për NOBEL. Të punojmë.