Dy vjet nga miratimi dhe ndryshimi i mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës

SBASHK kërkon që për një vit mos të ketë ngritje pagash në shërbim e në përkrahje konkrete për Ushtrinë

SBASHK-u përmes një deklarate për media ka kërkuar tërheqjen e Projektligjit për pagat dhe që buxheti prej dhjetëra milionë eurove shtesë që duhen për Ligjin e pagave të dedikohen për Ushtrinë e Kosovës për të blerë një pjesë të mjeteve të domosdoshme. “Kështu djelmoshat e vashat në uniforma të ushtrisë sonë do të ndjeheshin krenar me këtë përkrahje e po ashtu edhe miqtë do të vlerësonin shumë ketë gjest dhe do të thoshin se ja populli i Kosovës  nuk po pret vetëm nga të tjerët, po edhe vetë e brenda mundësive po ndihmon  ushtrinë e shtetit të tyre”, thuhet në deklaratë. SBASHK kërkon që për një vit mos të ketë ngritje pagash që nga presidenti e  deri te njeriu i fundit që merr pagë nga buxheti i Kosovës, në shërbim e në përkrahje konkrete  të Ushtrisë së Kosovës. “Projektligji i pagave i kthyer në kabinetin e ministrit Yagcilar në pjesën e parë të vitit 2019  do të korrigjohej duke dëgjuar zërin e arsyes së palëve të interesuara do të behej Ligj që vërtetë do të bënte nivelizim  pagash e jo siç është ky versioni aktual  që për dikë  është  nënë e për dikë njerkë”, përfundon deklarata e SBASHK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …