Qalaj: Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në kafene gjatë orarit të punës dhe faljen në xhami

Qalaj: Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në kafene gjatë orarit të punës dhe faljen në xhami

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj kanë raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme. Qalaj para deputetëve ka thënë se orari i punës është duke u respektuar nga policia dhe se u është ndaluar qëndrimi në kafene dhe shkuarja në xhami gjatë orarit të punës, raporton KTV. “Orari i punës është duke u respektuar qind për qind. Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në fakele gjatë orarit të punës dhe shkuarjen në xhami”, ka thënë Qalaj që ka bërë të ditur se Policisë i janë shtuar 107 pjesëtarë të intervenimit të shpejtë.

Mustafa i MPB-së ka thënë se objektivat e ministrisë që drejton janë luftimi i korrupsionit, krimin e organizuar siç është trafikimi i qenieve njerëzore dhe migrimin e pa rregullt. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga Mustafa dhe Qalaj që të mos ndodhin më skandalet siç janë rastet si vjedhja e dhomës së dëshmive, suspendimi i policëve që dhanë informata për djalin e Shpend Maxhunit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …