Para katër dekadash, këngëtari francez Renaud nxori albumin e titulluar «Amoureux de Paname». Vargjet e këngës Hexagone «Le fascisme c’est la gangrène, À Santiago comme à Paris» (Fashizmi është gangrenë, Në Santiago si në Paris) mbeten tepër aktual. Në kontekstin e fashizmit të islamit politik të mishëruar në Al Qaeda dhe ISIS, Fashizmi është gangrenë, Në New York si në Paris)… Sulmet terroriste në Paris sollën në Evropë skenat e tmerrit që përjetojnë çdo ditë jezitët, kurdët, irakianët, sirianët dhe të gjithë ata që janë ndryshe nga ideologjia totalitare e fundërrinave islamike. Vetëm mobilizimi total dhe një luftë e gjithanshme mund t’ia presë rrënjët tërbimit religjioz dhe të shpëtojë njerëzimin nga kjo gangrenë.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë
Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …