Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami, letër publike Sali Berishës: Kur amputon një herë, është mençuri të mos gënjesh për së dyti!

Sali Berisha, në vend të urtisë profesionale, zgjodhi zgjerimin e rrenave monstruoze

Nuk është hera e parë që doktor, Sali Berisha, me profesion mjek, publikisht futet në tema të Luftës Dytë Botërore, duke menduar se ka qenë kryetar shteti dhe i di të gjitha; duke akuzuar Enver Hoxhën për krimin në Tivar (31 mars, 1 prill 1945) dhe Fadil Hoxhën për tradhtinë në Procesin e Prizrenit më 10 VII 1945.

E kam shumë të vështirë t` i them publikisht se po gënjen me prapavijë politike, e ky pozicion i Sali Berishës, është një atentat i dyfishtë mbi ata që të kanë çliruar, TY Sali dhe mua, nga nazifashizmi.

Tjetër çështje është se Ti u rrite me të gjitha të mirat e kësaj bote, u bëre profesor universitar, sepse Enveri dhe luftëtarët  e tij TRIMA, ta siguruan mundësinë të mos mbetesh një bari në Tropojë. Kurse unë mbeta i robëruar, që u rrita në skamje dhe vuajtje nga UDB-ja në çdo kohë dhe situatë, sepse Fadil Hoxha bëri luftë të drejtë, por Fuqitë e Mëdha, ia dhuruan krahun Titos, e që e lanë pa pushtet, por me një funksion që e ka bërë të pamundshmen, të mundshme.

Mendo Salo, vetëm faktin kur Ruzvellt-Çerçill-Stalin, hapur u prononcuan se: “ ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, ato vende dhe shtetet respektive, mund t` i deportojnë dhe shkatërrojnë”. Ku i ke partitë e djathta sot, Sali?. Fol si burrat e mos krijo moment kauzal që e gjete një TV në Kosovë dhe me inat e përsërite akuzën e mëparme,  e cila nuk tu shit fare, por ti prapë  provove me anonimusa dhe fyerje të më denigrosh. Dilini mor me emra publikisht dhe i hapim letrat. Marre, ata gazetar që të shtronin pyetje e kanë pas botuar dikurë njëfarë portale që quhej “EKSPRES”. Lexoje arabisht, Sali si po të del falli. Ja në cilin grumbull të grerëzave  ke hy. Tërë kohën të kanë ruajtur, dhe janë sjellë me ty rreth “dardhës Ahmatit”!

Dr Sali Berisha, kur je bërë kryetar shteti nuk jam gëzuar fare, sepse edhe njëmijë herë të dëshmohesh se je patriot, prapë si shqiptar, i rrethuar nga të gjitha anët me armiq, çdo mjet do të përdoret e do të akuzohesh se “nuk ke fytyrë t` i dalësh kombit përpara”. Jo, unë nuk mendoi kështu, sepse pikërisht TI ke deklaruar se: “Do t` i shes edhe bylyzykët  e gruas, Rrugën e Kombit do ta ndërtojë”. Të lumtë.

Ama çka ke bërë 1992-1997, historia nuk ta falë. Mbaje në mend, mire dhe mbrapshtë. Ke pasur mundësi ta shpëtosh Kosovën, sikurse e shpëtoi Bullgaria Maqedoninë, me një fjali drejtuar Beogradit. Ti je në dijeni për atë fjali, aq më parë kur SHBA më 1991 në vendin dhe kohën e duhur e shkrepën fjalinë: “Serbia do të bombardohet, nëse në Kosovë kryhen krime monstruoze”-Bushi Plak. Këtë e thotë hapur tash ambasadori i Serbisë në SHBA, S. Jovanoviq. Këtë fakt e ke ditur TI nga Bushi Plak  dhe kurrë nuk e ke publikuar. Ke bërë allash vereshe me Beogradin, dhe nëse prapë e gjenë ndonjë shtab gazetarësh dilinxhinj, e i gjen se Kosova dhe Shqipëria janë përplot të tillë, nuk po të kërcënohem, por do t` i publikoj edhe ata që mendon se i ke varrosur idealet e çlirimtarëve.

Detyro Ti, sa të duash anonimusa që të më fyejnë, e të nënshkruhen si “intelektual” palaço, e çka jo. Por mbaje në mend, se luani nuk frikësohet kurrë  prej  dhelprës ! Më ke amputuar se “doktoranturën e kam deponuar në Akademinë serbiane në Beograd”. Këtë e kanë thënë “myhybët” tuaj, që frikësohen prej diplomave fallso që i kanë. Turp të qoftë. Unë për 45 vjet jam në luftë me atë institucion qelbësirash (Akademinë serbiane), kur Ti ke bërë jetë luksoze për kushtet e Tiranës, edhe si mjek, edhe si komunist i devotshëm i PPSH dhe Shokut Enver. Unë kam pas bërë lutje të anëtarësohem në PPSH më 1977, por më thane se: “jam revizionist”, për shkakun se nuk më pëlqenin as Stalini e as Lenini përballë njeri tjetrit, afër hotelit “Dajti”!!!

Tash po o kthehem temës. Sa i takon tragjedisë në Tivar (31 mars 1945), në ato radhë kam pasur  edhe babën tim si viktime, Fetah Avdullah Bajramin, për ndryshe ishte i shkolluar dhe i dinte intrigat serbiane. Si nip i Murat Xhakës e ka urryer deri në vdekje komunizmin. Madje, më 1972-1974 kur isha në studimet pas universitare me pati thënë kur isha me Prof dr Ali Hadrin: “Ruanu biro, shkau ju blenë në pranverë, ju mjelë verës, ju pret në vjeshtë e ju hanë gjatë dimrit”!!. Edhe ma të mirë i kam pasë profesorët, nga Tirana me porosi se sa Babai  im kur më thanë:”Tito po ju rrenë shumë keq. Ai do të ju lërë në gojë të tigrit që quhet Nikolla Lubiçiq e kompani. Lëvizni sa nuk është bërë vonë. Tirana është në të dy krahët  e juaj”(1975). E mbaje në mend se ne nuk kemi ngrënë  misër të ziem, por kemi hulumtuar dhe e kemi informuar Evro-Amerikën me të gjitha mizoritë serbiane dhe jugosllave mbi kombin tonë.

Për Tivarin kam mësuar nga shumë ish përjetues  dhe sidomos nga prindi im. Ata kurrë nuk i kanë ditur fajtorët si individë. Por një fakt e kanë pasur të ditur, se popullsia shqiptare deri në Shkodër është sjellë si me vëllezërit e vet. Partizanët shqiptarë, e sidomos Hysni Vula, e ka shpëtuar tragjedinë që ishte kurdisur të ngjajë në Shkodër, e jo në Tivar. Të gjithë shqiptarët që i kam intervistuar, i kam pyetur: a e keni ditur se kush është Enver Hoxha, sepse të gjithë ishin nën moshën 26 vjeçare, e gati 99% analfabetë. Vella Sali mos akuzo, se ka Zot!

 Tragjedinë në Tivar e ka inskenuar Millovan Gjilasi, për shkak të pësimit të babait tij në një fshat të Pejës. Jo vetëm ky, për tragjedinë në Tivar është mbajtur proces gjyqësor ushtarak në Mal të Zi.

E kam lexuar në tërësi atë dosje, duke e përgatitur librin “Tragjedia e Tivarit”, I botuar vetëm 30% nga dorëshkrimi. Një grumbull historianësh të Kosovës atëbotë në vend që të më ndihmojnë, me kanë pritur me thika pas shpine. E vërteta është se i kam dokumentet e fotokopjuara nga Arkivi përkatës në Beograd, por nja dy vite nuk me kanë lejuar ta fotokopjojë Dosjen “Tivarin” fare.

Aty tekstualisht thuhet se faktorët drejtues ushtarakë, kanë marrë dënimin maksimal, e ndër ta janë vëllazërit “Shilegov”, komandnati i Brigadës X malazeze si dhe Komandanti i Armatës IV, Gjeneral Peka Dapçeviq. Po ta kishin serbianët vetëm një gjysmë zëri të faktit, se ka qenë i implikuar Enver Hoxha në Tivar, tani do t` i kishim së pakut nja pesë vëllime me trillime, por ne u kemi ndejtur në front gjithmonë të gatshëm të konfrontohemi  me ta, madje midis Beogradit, ashtu si ia datha në fytyrë: Tempos, Dedierit, Spasoje Gjakoviqit, Pavle Jovicevicit, Kaçavendës me komapni më 1974, dhe sidomos më 15 maj 1985 në Beograd, e tri vite më vonë edhe më 1988 në Prishtinë. Në Prishtinë ishin së pakut 64 shkencëtarë serbianë sllavë e evropian, te të gjitha ngjyrave. Por, për Tivarin dinë fare objektivisht edhe anglo-amerikanët, të cilët e kanë fotografuar tërë ngjarjen dhe janë kthyer në Tiranë, duke kërkuar llogari nga Koçi Xoxe, pse nuk po reagonte, e duke e injoruar Enverin, të cilin për shkak të pamjes e quanin “aristokrat me legen druri në dorë!”.Kaq kësaj radhe.

Sa i takon Fadil Hoxhës, më 10 VII 1945 në Prizren, të lutëm mos akuzo se je kah bën krim të trefishtë. Fadili mund ta ketë ndonjë faj më vonë por është i pari shqiptar që akuzon bandat partizano-çetnike sllave (divizionet 21, 24, 25 serbiane; Brigada XVII Maqedone, Brigadën e Bokelit-malazeze) se: “kur po hyjnë në fshatrat shqiptare, partizanët sllavë pos sillen sikur ushtria e kralit”. Reagimi bëhet me 14 janar 1945. Sali, lehtë është tash me shitë patriotizëm. Unë kam  magjistruar pikërisht për ngjarjet e asaj kohe, e që në kushte të sotit, me duket se ia kam thënë popullit të vërtetën më 1974/5, pikërisht kur isha në robëri të dyfishtë, edhe nga shteti edhe nga partia.

Lidhur me këtë, e kam botuar dokumentacionin në gjuhën burimore serbe më 1984.85, 86, 87. Nja 850 faqe të botuara në VJETARI të Arkivit Kosovës.

Atëherë Salo, vlla i nderuar në Kosovë është “hanger” pasuli nga një kokërr. Madje ka pasur raste kur Pavle Joviçeviqi më ka ardhur në kabinet dhe më është kërcënuar me REVOLE, në prani të prof. Ali LLUNJIT dhe Gazmend Berishës, sekretar:”se po e komprometoj luftën e divizioneve dhe brigadave sllave në Kosovë”. E unë i pata thënë:

Ti ke bërë marrëveshje me Shaban Polluzhën që ai hero të shkojë në Srem, dhe do të shkonte. Por pas shpine, në Drenas ia ke maskruar popullin, madje duke i futur kufomat nën akull”. U trondit me kërcënimin:”Prej kah ty kjo informatë?”. Iu përgjegja, pucaj (gjuej) e kam mësuar nga Haxhi Januzi, duke ia hedhur dokumentet në tavolinë.

Kërkoi ujë, por nuk i solla asnjë pike bile.

Ti vuajtjet tona Salo, nuk i din dhe po mendon se”tërë bota është dashur të sillet rreth Tiranës”. Madje edhe disa historian që sot në Kosovë kanë “nivel” atëbotë ishin vetëm si adminstratorë, e që u tregon puna: për 40 vjet i kanë nga dy e tri libra, të cilat merimaga ua bartë lehtë në Afrikë. Kur e llogarisë se vetëm në “Leksikografski Zavod”, të Zagrebit sa zërat i kam përgatitë për botim, në saje të Esat Mekulit dhe Enver Gjergjekut (ishin redaktore për Kosovë), është fare e pavlerë të lëshohem me një mjek  në mbrojtje të realitetit historik. E historianët tanë heshtin, frikësohen se mos po ua grabit dikush titujt e fituar nga përvoja, e jo nga meritat shkencore.

Lexoje fjalimin e Fadil Hoxhës në Prizren më 10 VII 1945. Me asnjë fjalë, nuk  e përmend askund Serbinë federale. Pse?Fadil Hoxha në Prizren, më 10 VII 1945 i kishte dy rrugë të rreshtimit. Atë që ia kishte caktuar S. Peneziq Kercuni në Beograd kur shkoi me Miladinin të ankohet kundër Diktaturës ushtarake (18-23 shkurt 1945). Aty Kercuni do t` i drejtohet Fadilit: “Zgjidhë, e don Kosovën në varre, apo në plisa”? Rreth dy orë do të konsultohet, deri edhe me përfaqësuesin nga Shqipëria, me përfaqësuesin anglez dhe një agjentë i CIA-s që emri i tij ka mbetur enigmë, por që ishte prezantuar në shërbimin e OZN-s si “Agim”. Edhe “Agimi” edhe Kercuni e kishin kontaktaur pas dy orëve. E Fadil Hoxha ishte përgjigjur: “Jam i gatshem të shkojë në pushkatim, por nga Kosova në plisa nuk heq dorë kurrë, me asnjë çmim”. Çka kuptohet me këtë: në mes të mundshmes dhe të pamundshmes, Fadil Hoxha e zgjodhi të mundshmen, në robëri po, por me Kosovën me plotë PLISA; shqiptarë analfabetë po, por duke nxjerr për çdo vit mësues, prej atyre 300 që ia fali Enveri më 1945, e më vonë arsimtar e pastaj profesor, magjistra dhe doktor shkencash, e mbi të gjitha më 1975-1981 Kosova e robëruar si e quanim në Institut ilegalisht, doli se i kishte 54000 studentë, e nja 150 doktor shkencash.

Po, është e vërtetë që më 1981, Fadil Hoxha është shprehur mjaftë ashpër ndaj një pjese militante dhe patriotike të rinisë Kosovës. Por në prezencën time, jo me insistimin tim, por të Pajazit Nushit, Fehmi Aganit KOLEKTIVISHT: Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Xhevdet Hamza, janë penduar. Po, aty në atë takim u kem thënë si mik I arsimimit shqiptarëve, se JU keni pasur funksione, por nuk keni pasur pushtet. Janë pajtuar. Dhe pse ta zgjati, më 27 XI 1998 në ndërtesën e Institutit Albanologjik, mbahej një takim për ta përkujtuar Konferencën e Bujanit. Me autorizim të Përfaqësuesit Politik të UÇK-së,  Adem Demaçit me patriotin Osman DUMOSHIN, si këshilltar në Zyrën Politike të UÇK-ës, kemi shkuar në tubim. Letrën përshëndetëse të firmosur nga Adem Demaçi, dy historianë shqiptar e mënjanuan. Nuk e lexuan përshëndetjen e Adem Demës fare, se nuk i lejonte padroni (LDK), që nuk e pranonin UÇK-në fare. Kur e njoftova Fadilin se letra përshëndetëse nuk u lexua, kërkoi nga Pajazit Nushi të kthehemi në salle. Ishte e kotë të I bashkojmë rreshtimet për liri te të dy gjeneratave (1941-1945 dhe 1991-1999).

Edhe më qartë dhjetë vjet më herët, më 1988 në ndërtesën e Arkivit Kosovës, Instituti i Historisë ka mbajtur tribune për LNÇ-ën dhe aty Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani do të na drejtohen: “Ne nuk  e kemi ditur çka është amandamneti, po kemi thënë aman- aman. Ne e kemi sjellë Kosovën deri këtu, JU vazhdoni dhe e bëjeni REPUBLIKË, të cilën edhe ne më 1967 publikisht e kemi kërkuar”. Ky prononcim i tyre është i botuar në gazetë, të nesërmen.

Pas mbarimit të tribunës, unë e kam pasur një konflikt shumë të egër me Ali Shukriun, ku ishin: Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Rrahman Deda, prof dr Tahir Abdyli, rreth shkatërrimit të SPITALIT partiazan në Siarinë në Komunës së Medvegjës. Ali Shukriu provoi të i serojë intrigat e tij dhe tha se  “Spitalin partizan e kanë shkatërruar edhe shqiptarët, e ku ishin sipas tij: “Vullnetarët e drejtuar nga Sylë Zarbinca, Ushtria e drejtuar nga Kolonel Qazim KOMONI”etj. Nuk e tha të vërtetën dhe reagova pa i thënë shok fare: “Ali Shukri, më duhet të them se as Sylë Zarbinca e aq më pak patrioti Kolonel Qazim Komoni, nuk kanë asnjë lidhje me atë tragjedi. E vërteta nuk është politike, por në masakër kanë marrë pjesë shqiptarët si popull duke I STREHUAR të plagosurit. Madje ka marrë pjesë Sylë Zarbinca, por jo në dhunë, por në skajimin e të plagosurve, e mbi të gjitha Kolonel Qazim KOMONI ka lëshuar urdhër, para se të fillojë aksioni I gjermanëve, çetnikëve dhe një shqiptari të ndershëm (emri dhe mbiemri dihet), pra asnjë shqiptar tjetër. E vërteta, është tragjike për një fakt ma të shëmtuar se: Mirko Peroviqi, Ali Shukriu dhe Komesari politik ë Aradhës “Meto Bajraktari” që quhej Radoje, por pseudonimin e kishte “Liman”,  për t` i shfajësuar çetnikët, e “shpërndajnë” fajësinë edhe ndaj shqiptarëve. Çka ngjanë në këtë shpërndarje flasin dokumentet e OZN-ës. Në atë moment ia hodhi para fytyre dokumentet e fotokopjuar Ali Shkuriut.(Dokumente nga Fondi “Çetnikët në Jabllanicë”). Mbeti ozanashi pa frymë dhe pa tekst për nja dhjetë sekonda.

Heshtjen e thyen Fadil Hoxha me kërkesë: “Akif Bjarami është në interes të historisë sonë të e sçarosh këtë tragjedi në Spitalin Partizan në Jabllanicë, edhe pse nuk është në trevën e Kosovës,por që është identike si ajo në Tivar, si ajo në Trogir, si ajo në Vershac 1945”. Me këtë porosi u mbyll pazari i  Ali Shukriut dhe Millutin Foliqit.  Në këtë takim “post festum”(pas simpoziumit-hb), një kolonist që quhej Millutin Foliq, duke na u kërcënuar se po  e mbrojmë Enver Hoxhën, Qazim Komonin dhe Sylë Zarbincën e Shefqet Kapetan Drenicën, ai provoi me librin e Vlladimir Dedierit, Marrëdhëniet Jugosllavo-Shqiptare 1944-1948, të na shet intriga të A. Rankoviqit, e që i shkonin për shtati Ali Shukriut, që kishte marrë pjesë në ndjekjen e popullit pas largimit të gjermanëve dhe bullgarëve, pas amnestimit të çetnikëve nga Kryesia e AVNOJ-it më 21 XI 1944, nga ajo trevë e Jabllanicës.

Aty u pa se i hedha në pleh të gjitha intrigat. Pra nuk jam mësuar të heshti para rrenave, edhe pse e di se do të sulmohem nga “intelektualët” që e kanë botuar nga një “libër” të cilit as titullin nuk ia dinë. Po, librin e Dedierit aty për aty e kam hedhur si një pamflet në qoshe të zyrës ku ishim, duke e mbrojtur LUFTËN E PASTER ATIFASHISTE SHQIPTARE, duke e mbrojtur QAZIM KOMONIN se ka luftuar për ta mbrojtur KUFIRIN e Shqipërisë Etnike. Aty Fadil Hoxha, nuk reagoi fare por tha se lufta jonë për Shqipëri etnike ka qenë e drejtuar nga Enver HOXHA në mënyrë origjinale”. Lanso përralla Salo. Merru me mjekësi ore vlla e lëre historinë se është “xhungël  e madhe”. PO më vjen keq që Sali Berisha po folë me prapavijë, me inati e jo me tru të argumenteve; po fol Sali Berisha sikur mos të ishte Tropojan, po folë me urrejtje për herë të dytë në një “insajder” që quhej dikur “Ekspres” e tash është kthyer në T7 me nofken “Pressing”-lexoni të dy termat arabisht del: Serpske dhe g.nis serp.

Dr Sali Berisha çka ka ngjarë pas 2 dhjetorit 1945, në Shqipërinë Bregdetare, është temë krejt tjetër, e një etape historike që nuk mund të abortohet, por as për këtë Ti i nderuar e as historianët tu nuk kanë informata sa duhet. Pra, abortimin e historisë për ta kthyer të vërtetën në vlerë ZERO, e kërkon TI, Sali Berisha dhe me tentimin që mos të kesh madje asnjë respekt, për luftën Antifashiste shqiptare. Këtu peshon tërë mllefi yt dhe lakejve tuaj, që shajnë dhe pështyjnë gjakun e popullit vet, duke provuar t` i amnistojnë ata që kanë SABOTUAR luftën, ata që kanë ndenjur gju me gju me Herman Nojbaherin në Tiranë, me Kurt Valdhajmin në Shkodër e Fon Lerin në Prishtinë, Mitrovicë dhe Kralevë e Zagreb (Janë 17 libra të Armatës “E’, prej tyre 2 janë vetëm regjistër emrash e aty përmendet Valdhajmi me qindra here, kuptohet për të keq, sidomos për tragjedinë e 23 tetorit 1944 në Prishtinë, ku u pushkatuan 102 patriotë shqiptar. E ata që reagojnë, dëshmojnë publikisht se janë analfabetë të “shkolluar” dhe quhen historianë.

Mjeku Salo, ke pasur shansin historik dhe e ke marrë pushtetin më 1991. Të ka ardhur puna që me fajdet që i ke lejuar dhe krijuar, me anarkinë politike dhe jo profesionalizmin politik (1991-1997) që e ke dëshmuar në drejtimin e shtetit, TI i ke falur sinjal, i ke bërë argat MIlloshit të na masakrojë, si na ka masakruar deri në largim të 1 milionë shqiptarëve nga Kosova. Po ta shfrytëzonte Shqipëria e Sali Berishës 1991-1997, ARMATIMIN që ia ka lënë Enver Hoxha (për 11 milion banorë, për dhjetë vjet luftë të pandërprerë, e atë armatim Ti me kapobandën tënde e ke shkatërruar dhe shitur ….!, Kosova do të kishte fatin e Maqedonisë, do të shpëtonte dhe shpallte pavarësinë pa asnjë plumb. Sepse Serbia luronte nëpër botë, se lufta e saj është qytetare, brenda Jugosllavisë. Po të hynin në luftë Bullgaria apo Shqipëria për ta mbrojtur pjesën e kombit të vet, sot Serbia do të ishte e detyruar t`i paguante dëmet e luftës si Gjermania më 1945-1965.  Natyrisht se Shqipëria në relacion ndaj Kosovës, nuk ishte Bullgari në relacionin me Maqedoninë, por megjithatë, në saje të NËNËS SHQIPËRI kanë lindur ADEM DEMAÇI, Adem JASHARI, Zahir Pajazit, Adrian Krasniqi… me shokë shumë, ka lindur UÇK-n që shënoi EPOKËN E SAJ, për t` u admiruar në botë, për t` u frikësuar prej saj si model, çdo pushtet marionetë dhe kolonial. Këtë model e luftoi edhe LDK sepse më tepër e kishte për interes rreshtimin e djathtë se sa të futej në luftën e drejtë çlirimtare. Le të sillen kush të dojë sot, faktet dihen se  është injoruar dhe luftuar Adem Demaçi dhe të gjithë ata që ishin pas këtij patrioti famëlartë dhe luftë drejtë.

Kush i ka ushtruar dhe përgatitur heronjtë e Adem DEMËS, kush i ka nxitur: I ka nxitur dhe përgatitur tradita patriotike në Kosovë edhe NËNA Shqipëri, madje edhe i keni burgosë, madje Adem Demën, ku kam qenë prezent në “hie”, si këshilltar i tij, nga kreu i shtetit shqiptar është pritur fare panjerëzishëm, kuptohet kur kemi kërkuar armatim të rendë nga Mejdani, Majko e ndonjë tjetër, e atë armatim e keni pasë, e keni dhe do ta keni mjaftueshëm pikërisht nga Enver Hoxha. Këto fakte Salo ne i dimë fare mirë. Në historinë e burrërisë, patriotizmit dhe politikës, për të kaluarën, të tashmen dhe ardhmërinë, njeriut i lejohet ta thotë fjalën, mendimin dhe punën e mirë. E kush i ka sjellë të mira Kosovës, me Amerikën e Bushëve, Klintonit, Trumanit, Vilsonit, Blerit ne po krenohemi, ashtu si jemi krenuar me dekada me mësuesit që na i dërgoi Enver Hoxha më 1945, ashtu edhe me profesorët patriot që prapë na i dërgoi Enver Hoxha më 1971-1980,ashtu si po krenohemi me mikpritjen shqiptare të pa presedan në botë më 1999.

Po, krenohem se kam qenë student I studimeve pas universitare i atyre profesorëve 1972-1974. Eja pra, more vlla I TROPOJËS TRIME, ku Bajram Curri në përmendore drejton dorë kah Kosova, ta kultivojmë së bashku dashurinë e NORA KELMENDIT, për bashkim kombëtar e jo të merremi me djegien e historisë, që nuk është dhe nuk do të lejohet të digjet. E nderi për shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare nuk do të shterojë kurrë.

E Fadil Hoxha gjatë luftës antifashiste e themeloi Aradhën Bajram Curri, më 1943. Pastaj, me propozim të Enver Hoxhës, Aradha Perlat Rexhepi, u fuzionua dhe u bën një ARADHË e quajtur “CURRI-REXHEPI”. Kjo aradhë e ka siguruar Kuvendin e Bujanit më 31 XII 1943 dhe 1-2 janar 1944, që e la amanet bashkimin kombëtar, të aprovuar nga Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha, më 12 janar 1944 në Breg të Valbonës në Kolosian. E ne, që 30 vjet, njeri i bje thumbit e tjetri patkoit, amanetin e asaj kohe nuk e kemi kryer.

Sali Berisha, se kujt do t` i takojë Shqipëria Kontinentale (Kosova) më 1945 nuk ka vendosur as Enveri e as Fadili.  Lidhur me këtë, Serbianët e kishin sajuar një filozofi evro-perëndimore, të cilën shumë shpejtë e shitën në: Londër, Vashington dhe Moskë.  Këtë pazar të shekullit e bëri Tito me Cherchillin në Bari të Italisë. Aty u shtrua pyetja: nëse Jugosllavia ndërtohet, të gjitha prerogativat sikurse e kishte krijuar Kral Aleksandri më 1929, Tito i kishte përvetësuar, se Jugosllavia do të ndërtohet, në vend të banovinave, krijoheshin republikat federative, me kontura “nacionale”, ku peshku i madh e hante të voglin, duke u maskuar me “Parimin kombëtar”, sipas të cilit parim Kosova i takonte Shqipërisë, e për çka Fadili kishte edhe argumente institucionale (Konf. e Bujanit). Por në stilin anglez, Cherchilli preferoi për Titon parimin e “baraspeshës politike”, me të cilën Kosova i sugjerohej Titos, mos ta lëshoi nga “dora pëllumbin”, për shkak të viteve 1912-1941-kralevinës, dhe për shkak se po shkoi Kosova, duhej sakrifikuar edhe Maqedoninë dhe një pjesë të Malit Zi.

Lidhur me këtë Cherchill, do t` ia mbush gojën Titos duke i thënë se të garantojë se nuk do ta kthejmë kralin, por Perandoria jote, pasi që ma nuk ka Perandori Austro-Hungareze, pasi që nuk ka Perandori Osmane, ne duam të kemi punë me një perandori të fuqishme në Ballkan, e ajo do të jetë Jugosllavia. Nëse doni gëlltitne edhe Shqipërinë Bregdetare, vetëm të kujdeseni që ia hidhni Italisë ndonjë asht në gojë, sepse është e dprmituar dhe kjo mjafton. Nominimi i Jugosllavisë në RFJ, është ortopedi dhe kauzë optimale për Londrën, do të shprehet Cherchilli. Në anën tjetër Enveri dhe Fadili ishin mbushur e stërmbushur entuziazëm patriotik, që ngjyrosej pikërisht nga ata që donin ta gëlltisin, me ideologji pansllaviste që ishte ngjyrosur me komunizëm e drejtësi sociale kolektive. Nuk është e rastësishme që në Tiranë më 1945, veronin tri kurse marksiste-leniniste. Secili i kishte ngjyrat  e veta:marxiste. Leniniste, staliniste!

Në Bari të Italisë, J. B. Tito arriti ta komprometojë në sy të Londrës çdo përpjekje të shqiptarëve të Kosovës, për mos me i takuar Jugosllavisë. E në vend të Jugosllavisë, Kosova si republikë që duhej të ishte, iu ndaj math Serbisë, me “kapitalin” e vitit 1912. Krejt kjo ndodhi sipas Titos, se Cherchilli u bind se Shaban Polluzha, “po luftonte më e kthyer Hiterin në Kosovë”!. Hipokrizi e nivelit lartë, tipik titist, sllav. Dhe ky pazar në ato rrethana shitej, sepse kush ishte Enveri e Fadili për Londrën, në krahasim me: Mit-hat Frashërin, Mustafa Krujën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, Xhafer Devën, Ferat Dragën…. Madje, agjentët e Londrës arritën ta përhapin një filozofi në Mbishkodër dhe Kosovë, (për autorin agjentët janë të njohur), se “partizanët do të sundojnë si harrnaxhi nja tre muaj”. Jo, ata harrnagjinjët e mbajtën pushtetin nja 50 vjet, duke i bërë 50 okë mëkate. Po cili pushtet nuk mund të ketë mëkate dhe gabime që neve nuk na pëlqejnë.

Po e përfundoj. Më 14 dhjetor 2018, së pari në ora 11 e 30 minuta shkova te varri i Bac Adem Deamçit. Pastaj e vizitova kompleksin Adem Jashari në Prekaz. Kur jam kthyer e kam ftuar një të burgosur politik që quhet Fehmi Berisha dhe së bashku me inxhinierin Ramdan Dibarni, dhe vëllaun e Fehmisë kemi shkuar prapë te varri i Bacës, pastaj në Komplesin Zahir Pajaziti, në Orllan. Nga aty te kompleksi Hakif Zenullahu, Edmond Hoxha, Zahir Pajaziti, Ilir Konushefci në Ladofc. Aty kam klith: Baca Adem Dema, Kosova sot e fitoi vizën për ta bërë USHTRINË. Do ta bëjmë BAC, falë NËNËS TËNDE DHE TONËS SHQIPËRI, falë miqve kah jemi rreshtuar kah Anglo -Amerikanët, Gjermanët, Francezët,Belget, Polakët, Italianët, Turqit. Me të gjithë jemi fërkuar si miq nga pak. Sot falë teje BAC, kemi mbledhë mend dhe do të gëzojmë edhe më tutje të bashkuar në një FRONT, nuk ke vdekur, përshëndete Enver Hoxhën dhe Fadil Hoxhën. Thuaju, komunizmin  e tyre e kemi dërguar në muze, për gjithmonë. Por jemi në hall me matrapaz dhe profiterë politik, me sallahana dhe shkallabna, që mbahen si demokrat e në fakt politikën  e kanë kthyer në bixhoz etik të drogruar, që është më i rrezikshëm se ai bixhozi ideologjik i Stalinit, sepse me drogë po shkatërrohet e degjenerohet kombi, e nga ideologjia meskine shumica e kombit shpëton. Por, mos të brengosen, ne ndërtojmë shoqëri demokratike AMERIKANE, andej jemi rreshtuar, por jo edhe për shtete të pastra etnike, sepse për një ndërmarrje të tillë askush nuk ka mundësi të dëshmohet, aq më parë se jemi nxënës të: Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Haxhi Zekës, Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit, Luigj Gurakuqit e Murat Xhakës.

Mjeku, Sali Berisha, mos u merakos për terrin e historisë , sepse ajo peshë i ngarkohet në qafë vetëm atij që e ka ngarkuar peshën. E qafa këputet prej së trashi gjithmonë.

 

Më 18. 12.  2018

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …