Arsim Krasniqi: Keqardhje për viktimat e terrorizmit në Paris, në Siri, Amerikë e kudo në botë

Dhuna sjell dhunë. Nëse ti dhunon dikë, ai nesër mund ta kthejë si hakmarrje! Shtete të shumta në emër të demokracisë kanë vrarë shumë civilë në mbarë botën! Fatkeqësia është se njerëzit e pafajshëm po viktimizohen si rezultat i dhunës shtetërore, përkatësisht udhëheqësve te tyre “liberalë-demokratë”. Kurse, në anën tjetër këta udhëheqës bëjnë krime mediatike duke pasqyruar realitetin e rrejshëm për interesa materiale të tyre.

 

Franca po sulmon  me raketa në Siri. A ka mundur ajo raketë të vrasë civilë të pafajshëm?! Sa herë që dhuna është e pranishme në një shoqëri, e sidomos kur ajo merr përmasat e aktit terrorist, duhet të përdorim inteligjencën tonë dhe të shohim faktorët të cilët kanë sjellë dhunën. E rëndësishme është të gjejmë faktorët e inicimit të dhunës!

 

Ne të gjithë jemi njerëz, të gjithë hamë, pimë, flasim. Të gjithë kemi ndjenja, kemi sado ndjenjë humaniteti. Çdo qytetarë në botë nuk ka arsye pse ta urrejë një qytetar tjetër, pavarësisht përkatësisë kombëtare, religjioze etj. Por, deri te urrejtja ka ardhur me rastin e inicimit dhe financimit të dhunës nga shumë ish-udhëheqës të ndryshëm botëror e fatkeqësisht edhe tani nga disa udhëheqës të cilët nuk duan paqe në mes njerëzve.

 

Akti terrorist është i papranueshëm dhe i dënueshëm për çdo qytetar të botës. Terrorizmi sjell masovikisht dhunë, frikë, tmerr, dëme të pariparueshme në mendjen e njerëzve, e sidomos atyre që janë objekt sulmi.

 

Frika që sjell terrorizmi reflekton në mbarë botën dhe kjo frikë dhe dhunë fatkeqësisht gjithmonë ka kundërpërgjigje.

 

Nga akti terrorist në Paris, u vranë shumë qytetarë të pafajshëm; dikush humbi nënën, dikush babain, dikush vëllain, motrën, dikush fëmijët. Përveç Parisit, vrasjet ndodhin masovikisht në mbarë botën. Qindra njerëz vdesin çdo ditë. Vdekja nuk njeh përkatësi kombëtare, të gjithë njerëzit janë njësojë.

Andaj duhet të lutemi për të gjitha viktimat në mbarë botën, pavarësisht përkatësisë kombëtare, etnike, religjioze, etj.

 

Ndjejmë keqardhje për viktimat e aktit terrorist ne Paris, ne Siri, Amerike dhe çdo vend te botes. Stop kriminalitetit te jakës së bardhë! Këta po gjenerojnë terrorizëm! Jo njerëzit, jo fetë!

 

Të lutemi që paqja të mbretërojë në mbarë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …