KPMM realizon mbi 25 milion të hyra nga renta minerare

KPMM realizon mbi 25 milionë të hyra nga renta minerare

Komisioni i Pavarur  për Miniera dhe Minerale  sot ka organizuar konferencën përmbyllëse për këtë fund vit. Para anëtareve të bordit, në fjalën e tij anëtari i bordit të KPMM-së, zotëri Azem Rexhaj  foli për aktivitetet, inspektimet, të arriturat dhe sfidat e KPMM-së. Ai po ashtu tregoi për ecurinë e grumbullimin e rentës, për takimet e rëndësishme që janë mbajtur, gjatë viti 2018-të. KPMM ka lëshuar 15 licenca për kompanitë e vendeve të rajonit. Nuk ka munguar bashkëpunimi me MTI dhe MZHE. Këtë vit po ashtu ka ardhur  një investitor serioz për shfrytëzimin e magneziteve në Vushtrri. KPMM në bashkëpunim me MMPH dhe Policinë e Kosovës kanë nxjerrë në dritë botimin e Broshurës Informuese për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme  minerare. Gjatë këtij viti KPMM ka dorëzuar në Prokuroi 84 kallëzime penale. Janë grumbulluar mbi 25 milion  të hyra nga renta minerare. KPMM gjatë 2018 përveç aktiviteteve sërish ka pas sfida sa u përket  operuesve ilegal, përkundër që inspektorati harxhon 50% të  kohës për operuesit ilegal. Në fund të fjalimit të tij anëtari i bordit të KPMM-së, zotëri Azem Rexhaj potencoi edhe objektivat si: implementimi i strategjisë, monitorimi për ligjin për miniera dhe minerale e objektiva tjera.

 

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM është Agjenci e Pavarur e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. KPMM rregullon aktivitetet minerare në Kosovë në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr.04/L-158 (tash e tutje LMM), me aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me këtë ligj, dhe Strategjinë Minerare. KPMM vepron në interes të publikut dhe i ushtron në mënyrë të pavarur kompetencat dhe funksionet të cilat i janë dhënë sipas LMM-së.

 

KPMM mbikëqyret nga Bordi i cili përbëhet prej 5 anëtarëve, të cilët sipas legjislacionit në fuqi kanë mandat 5 (pesë) vjeçar. Me pjesën ekzekutive të KPMM-së udhëheq Drejtori i cili ka mandat 3 (tre) vjeçar, si dhe Kryeinspektori i cili udhëheq Inspektoratin e Minierave. Struktura dhe stafi tjetër i KPMM-së, përbëhet nga departamentet kryesore me staf profesional dhe njësitë tjera mbështetëse me detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në KPMM gjatë vitit 2017 ishte 76 të punësuar.

 

KPMM gjatë vitit 2018 ka mbajtur gjithsejtë 32 takime të rregullta të Bordit , pastaj është organizuar Konferenca për promovim të sektorit minerarë Kosovë Shqipëri, si dhe aktivitete të tjera të cilat janë paraqitur me poshtë.

 

Aplikacionet për licenca dhe leje:

 

Aplikacione të pranuara nga KPMM-ja gjatë vitit 2018 janë gjithsejtë 257 aplikacione për licenca dhe leje. Nga ato 106 për licencë të hulumtimit, 49 të shfrytëzimit dhe 102 Leje për aktivitete të veçanta.

Të shqyrtuara janë 346 aplikacione për licenca dhe leje, nga ato 124 hulumtim, 94 shfrytëzim dhe 128 leje për aktivitete të veçanta (arsye pse ka me shumë aplikacione të shqyrtuara se sa numri i aplikacioneve është se ka pasur aplikacione nga viti 2017 si dhe disa aplikacione janë shqyrtuar më shumë se një herë) .

 

Tabela 1: Aplikacionet për leje të veçanta gjatë vitit 2018

Tabela 2: Aplikacionet për licenca të hulumtimit gjatë vitit 2018

Tabela 3: Aplikacionet për licenca të shfrytëzimit gjatë vitit 2018

Ndryshimi në mes të aplikacioneve, të pranuara gjate vitit 2018 dhe licencave të aprovuara – lëshuara  arsyetohet me faktin  se gjatë vitit 2018, janë aprovuar dhe lëshuar edhe  licenca të shfrytëzimit  të cilat kanë aplikuar gjatë vitit 2017.

 

Inspektimet:

Inspektorati i KPMM-së gjatë vitit 2018 ka pasur një dinamikë të lartë pune të vizitave dhe inspektimeve në terren.

 

Tabela 4: Inspektimet gjate vitit 2018

Sa i përket konfiskimeve Inspektorati KPMM-se në inspektimet e përbashkëta me MMPH-në kanë konfiskuar 14 kamionë (2 dhe 10 tonësh) si dhe nga Inspektorati i KPMM-së janë sekuestruar dy transportues të mëdhenj me rërë.

Eshtë bërë prazantimi i përbashkët i broshurës informative për veprimet ilegale (të jashtëligjshme) me Departamentin e Hetimeve për Krimeve të Rënda dhe MMPH-në në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës (gjithsejt 8)

Mesazh kundër dukurisë së operimeve ilegale në sektorin minerarë në vitin në vijim që kjo dukuri të ndërprehet është:

Lufta ndaj operuesve të jashtëligjshëm do të intensifikohet edhe në vitin 2019, prandaj i ftojmë institucionet relevante që të vazhdohet me përkrahje në aksionet tona si dhe ato të përbashkëta. Marrja e detyrave konkrete në raste të sekuestrimit nga Policia e Kosovës është një ndihmesë konkrete që na duhet për vitin 2019 si dhe ndarja e hapësirave nga Komunat për të vendosur materialin e sekuestruar. Ndihmë të konsiderueshme presim edhe nga organet e Gjyqësorit duke vepruar drejtë për drejtë në sekuestrimin dhe konfiskimin e makinerive sipas kallëzimeve penale pasi që shumica prej këtyre operatorëve të jashtëligjshëm kanë më shumë se 10 raporte të shfrytëzimit ilegal.

Gjatë vitit 2018 KPMM-ja ka përcjellë në prokurori 87 kallëzime penale kundër operuesve ilegal në sektorin e minierave. Deri në fund të vitit ky numër do të rritet sepse ka edhe disa raste të cilat do të dërgohen.

KPMM-ja është organi përgjegjës për vlerësimin dhe arkëtimin e rentave minerare, taksat dhe gjobat administrative. Në tabelën më poshtë janë të pasqyruara  të hyrat për vitin 2018.

 

Tabela 5: Të hyrat për vitin 2018

Nr. Rendor Përshkrimi Te Hyrat 2018
1 Taksat Administrative 367,539.98
2 Gjobat Administrative 338,173.48
3 Renta Minerale 25,039,531.99
4 Të hyrat nga Kompania e Sigurimeve  
5 Depozitat 25,000.00
6 Kthimet -4,300.00
  Totali 25,765,945.45

 

 

 

Objektivat 2019

 

KPMM, parasheh që të rris efikasitetin dhe efektivitetin e detyrave dhe përgjegjësive të veta duke vazhduar përmes ngritjes së sistemit të kontrollit të brendshëm dhe të qeverisjes në përgjithësi dhe objektivave të caktuara në veçanti:

  • Implementimi i Legjislacionit minerar, politikave dhe strategjisë minerare
  • Licencimi i ndërmarrjeve minerare në harmoni me LMM, planin për menaxhimin e resurseve minerale,  Strategjinë minerare dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve minerale
  • Monitorimi – inspektimi si dhe zbatimi i  të gjitha  Ligjeve që ndërlidhen me sektorin minerarë nga ana e ndërmarrjeve të licencuara, si dhe zbatimi i Planit të veprimit për parandalimin dhe ndalimin e operuesve te jashtëligjshëm
  • Tërheqja e Investitorëve përmes promovimeve të potencialit mineral që ka dhe ofron Kosova
  • Ngritja e nivelit të transparencës, komunikimit dhe avancimi i sistemit të teknologjisë informative për të mundësuar punë më efikase në KPMM dhe ofrim të shërbimeve për investitorët, kompanitë dhe qytetarët.
  • Parandalimi dhe ndalimi i ekonomisë joformale në fushën e Minierave.

 

 

Sfidat në të ardhmen

Duke marr parasysh të drejtat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me LMM-në dhe rregullat tjera në përgjithësi, në njërën anë, ndërmarrjen e aktiviteteve për zbatimin e tyre në praktikë dhe konceptet mbi trendet zhvillimore për këtë fushë,  mund ta konsiderojmë si sfidë të veçantë për institucionet e RKS-së dhe gjithsesi sfidë për vet KPMM-në. Si sfida për arritjen e objektivave të parapara në të ardhmen, ne mund të veçojmë:

  • Miratimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale (me ndryshime) do të krijoj siguri dhe lehtësime për kompanitë e interesuara për investime në sektorin minerarë në Republikën e Kosovës.
  • Parandalimi i ekonomisë joformale (parandalimi dhe ndalimi i aktiviteteve minerare të jashtëligjshme, operimeve ilegale) si dhe sekuestrimi i mjeteve dhe lëndëve minerale të tyre.
  • Ngritja e kualitetit dhe sigurisë në punë në operimet minerare.  Edhe pse funksionimi i sektorit minerar në Kosovë shoqërohet me siguri të mirë, prapë se prapë për Inspektoratin e Minierave mbetet sfidë që në bashkëpunim me institucionet relevante të përvetësojë dhe zbatoj standardet teknike dhe të sigurisë që zbatohen në vendet e BE-së.
  • Mostrajtimi në kohë i lëndëve të paraqitura në gjykata. Sankcionet Penale të shqiptuara nga Gjykatat nuk po e arrijnë efektin e parandalimit të operimeve të jashtëligjshme.
  • Hartimin dhe aprovimin e akteve nënligjore të nevojshme dhe domosdoshme  për implementimin e LMM-ës.
  • Implementimi i vazhdueshëm i aktiviteteve që rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë minerare dhe Planit për Menaxhimin e Resurseve Minerale.
  • Implementimi i vazhdueshëm i aktiviteteve  që rrjedhin nga zbatimi i politikave minerare.

 

Me respekt nga:

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Tel:   +381 (0) 240 252

Fax:  +381 (0) 245 844

E-mail: [email protected]

Web:   www.kosovo-mining.org

Adresa:Armend Daci Nr.1

Prishtinë, Republika e Kosovës

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …