Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në një konferencë për medie e ka quajtur qesharak kryeministrin Haradinaj rreth deklarimit për liberalizim të vizave. “Kjo Qeveri dështoj edhe me liberalizim e vizave, premtimet nga viti 2009 janë përsëritur për 10 vjet. Kryeministri po bëhet qesharak por edhe premtues, ai ende nuk po premton liberalizim etani kur pritet të shkojnë në pushim”, ka thënë ajo. Pacolli ka shtuar gjithashtu se për mos liberalizim të vizave VV ka paralajmëruar në fillim të këtij viti. “Në mars ju kemi njoftuar se nuk do të ketë liberalizim të vizave, e në vend që të merren me përgatitje për të ndërruar situatën kryeministri e këshilltarët e tij u morën me demontime”, ka shtuar ajo. Deputetja Pacolli ka shtuar gjithashtu se Kosova këtë vit ka bërë disa hapa mbrapa edhe në politikën e jashtme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …