Labinot Gjini: Të lavdërosh forcat e rendit që ushtrojnë dhunë mbi qytetarët, është idiotësi

Të konsiderosh se monopoli i dhunës fizike legjitime shtetërore është një domosdoshmëri dhe nevojë për sigurinë dhe rendin e një shoqërie është një arsye e mirëfillët qytetare dhe vështirë e kundërshtueshëme sot për sot nga cilido (përjashto anarkistët). Pra, të konsiderosh se forcat e policisë janë të domosdoshëme dhe të nevojshëme për të vendosur dhe mbajtur rendin në një shoqëri, është e kuptueshme nga çdo secili. Nga ky këndvështrim, çdo secili e njeh policinë dhe e di se ajo ka marrur përsipër të ushtroj një detyrë (jo vullnetare) aspak të respektueshëme për nga ana humane, por të domosdoshëme dhe të nevojshëme për shoqërit moderne.

 

Mirëpo, të thurrësh apologji e të shprehësh simpati e dashuri për forcat e rendit, të armatosura deri në dhëmb për mbrojtje dhe sulm, të cilët ushtrojn dhunë mbi qytetarët e mbledhur për të shprehur mospajtim me politikat e caktuara të pushtetit, është thjesht një idiotësi. Simpatia për dhunën e pushtetit mbi qytetarët, në njërën anë, dhe mllefi ndaj qytetarëve, në anën tjetër, është fakt i fuqishëm i papjekurisë qytetare. Sepse, çdo secili duhet t’a kuptoj se ndërmjet mendimit racional që thotë se monopoli i dhunës fizike legjitime shtetërore është një domosdoshmërisë dhe nevojë për rendin e cila duhet të përdorët në mënyrë proporcionale dhe të barabartë për të gjithë ata që shkelin ligjin, në njërën anë, dhe shpirtit të trazuar dhe të mllefosur që simpatizon dhe idealizon dhunën shtetërore, në tjetrën anë, ka një prag etik e sociologjik në mes të cilin qytetari i mirëfillët nuk duhet t’a kaloj kurrë.

 

Por, nga ajo që kemi parë e dëgjuar, ndoshta jemi i vetmi vend në Evropë në të cilin disa “qytetarë” nuk e konsiderojn dhunën vetem si domosdoshmëri, por shprehin hapur simpatinë me dhunën në vetëvete të ushtruar nga pushteti mbi qytetarët e vetë. Dhe, duke shprehur këtë simpati me dhunën në vetëvete, ata nuk munden as te dallojn format e dhunës, në është ajo legjitime e legale apo ilegjitime dhe ilegale; propocionale apo disproporcionale me situatën. Dhe, kjo simpati me dhunën në vetëvete të pushtetit merrë një proporcion shumë herë më të shëmtuar kur shprehet hapur nga disa opinionistë, mbeturina të jugosllavisë. Jo vetem se këta shprehin simpati të hapur me dhunën në vetëvete në zhgarravinat e tyre, por edhe kënaqësi shpirtërore duke kërkuar që ajo të ashpërsohet mbi të gjithë ata që nuk duan të përkulen para mendësisë së tyre fashiste që ata bartin në vetëvete dhe e cila reflektohet tek pushteti. Kjo simpati me dhunë në vetëvete është një tregues i madh në vetëvete i nivelit të qytetarisë së këtyre njerzëve dhe i kulturës së tyre e cila përkon me një mendësi mesjetare barbare, por që çuditërisht thirret në vlerat e një qytetarie evropiane e perendimore.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …