Shkelqim Millaku

Shkëlqim Millaku: Zëvendësimi i UNMIK-ut me Kosovo* apo Kosova*

Këto ditë po publikohen shkrime të ndryshme për ta zëvendësuar termi UNMIK me emri e përveçëm Kosovo* me fusnotë, apo Kosova* me fusnotë.

Emri në gjuhën shqipe ka kategori gramatikore të trajtës, numrit, rasës, lakimit dhe gjinisë, kurse për këtë të fundit ka mbaresa të veçanta për gjithë lakimet dhe rasat, si në shquarsi po ashtu edhe në pashquarsi, pra si në njëjës ashtu edhe në shumës.

Pa u thelluar në detaje për rregullat gramatikore që i ka gjuha, të cilat shihen si të bezdisshme, por edhe të arsyeshme, po i veçoj disa karakteristik:

Emri i përveçëm Kosovë në shquarsi, në numrin njëjës është Kosova (emër i gjinisë femërore).

Emri Kosovo, që po mbaron me –o, kjo nuk i përshtatet rregullave semantike dhe morfo-sintaksore të shqipes.

Në gjuhën shqipe kemi mbaresat e shquarsisë të numrit njëjës të rasave emërore –i, -u, -a, -ja (…), por nuk kemi –o.

Këtu nuk po zgjerohem për të folur për etimologjinë e fjalës në fjalë.

Prandaj, termi Kosovo* apo Kosova* është formë e gabuar në gjitha rregullat e gjuhës (fonetike, leksikore, morfologjike dhe sintaksore).

Gjuha shqipe numëron mbi dyzet mijë fjalë të sistemuara në fjalor dhe nuk ka asnjë fjalë që ka një simbol të tillë të vendosur në fund të fjalës.

Studiuesit e zellshëm si vendor ashtu edhe të huaj, kur e kanë krahasuar një fjalë me një fjalë tjetër, ata gjithmonë kanë synuar ta gjejnë mëmën e gjuhëve. Sipas albanologut të njohur Franz Bopp, i cili ka lindi, më14 shtator 1791 në Majnc, ai gjitha fjalët që i ka menduar se vijnë nga sanskiptishtja i ka vendosur me një yll të tillë.

Por, ç’kuptim kishte ky YLL?

Sipas Boppit (1854)dhe shumë studiuesve serioz kanë rekomanduar për një gjuhë të imagjinuar, të rindërtuar etj. E panjohur!

Në universitetet prestigjioze kjo gjuhë sot më nuk mësohet si gjuhë mëmë, sikur dikur që ishte gjermanikishtja, tani është një gjuhë tjetër.

Prandaj, pa u thelluar më shumë në detaje profesionale, dëshiroj ta ndaj një mendim me publikun e gjerë, se propozimet e tilla, të dhëna nga zonj. Federica Mogherini janë në kundërshtim me rregullat e gjuhës shqipe, gjithashtu duke e përfshirë edhe krahasimet e familjes së gjuhëve indoevropiane.

Në aspektin diplomatik dhe politik termi Kosovo* apo Kosova* nuk mendoj se do të gjeneron risi kuptimore për të mirën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …