leoni

Arton Musliu: Marrëveshja e dy deputetëve për mosmarrëveshje!

Në situata kritike, siç jemi ne si shoqëri e si shtet,  çdo përpjekje për tejkalim të situatave të tilla është e mirëseardhur. E që në parim duhet mbështetur. Sepse të paktën është obligim civil që secili prej neve të reflektojmë në drejtim të uljes së tensioneve të cilat në fund të fundit jan për qëllime kryekëput puro politike. Prandaj edhe duhet të mendojmë. Prandaj edhe duhet të veprojmë. Andaj edhe duhet të propozojmë. Propozimi i fundit për të dalë nga kjo situatë delikate politike, i ndërmarrë nga dy deputet të Kuvendit të Republikës, megjithëse mund të jetë qëllim mirë, ai në të njetën kohë është politikisht i paartikuluar e juridikisht i paqëndrueshëm. Pra është një draft marrëveshje për mosmarrëveshje. Pse?!  Krijimi i një komisioni hetimor nga Kuvendi i Kosovës  për demarkacionin nuk është i qëlluar politikisht për shkak se detyra e Kuvendit të Republikës nuk është të hetoj çështje por të votoj ligje. Përtej kësaj, çka do të prodhonte një komision i tillë? Përderisa marrëveshja për demarkacionin nuk është diskutuar ende në Kuvend, një komision i tillë do të ishte krejtësisht i panevojshëm. Ndërkaq propozimi për dërgimin e asociacionit në Komisionin e Venedikut në rast se Gjykata Kushtetutese nuk “heqë dilemat e mëdha” përkitazi me këtë asociacion, është politikisht shumë i gabuar. Me këtë rast unë shtroj këtë pyetje: Kush është ai autoritet i cili do të vlerësonte apo interpretonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e asociacionit? Në këtë rast hipotetik unë mendoj se do ti interpretojmë interpretimet! Për rrjedhojë interpretimet e tilla do të krijonin edhe më shumë amulli. Përtej krejt këtyre çështjeve, në bazë të kësaj draft  marrëveshjeje Kuvendi i Republikës nuk do të normalizohet. E kjo do të thotë se shteti nuk do të normalizohet, e lere më të funksionalizohet mirëfilli. Përfundimisht, mendoj se zgjidhjet duhet të jenë institucionele dhe të qarta. Çdo mundësi për interpretime të tjera subjektive të vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të thellonte edhe më krizën politike në të cilën jemi. E kriza politike zgjidhet përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me asociacionin dhe rrespektimit të këtij vendimi nga të gjithë, derisa për mendimin tim lidhur me demarkacionin duhet të vendosë Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas një debati të gjërë publik e politik.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …