Vitia përfituese e projektit për rini “One for All”

Komuna e Vitisë është përfituese e projektit “ONE FOR ALL”, që përkrahet nga GIZ-i gjerman dhe implementohet nga AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt. Përfitues të këtij projekti do të jenë njëzet pjesëmarrës të cilët do të trajnohen në fushën e Gastronomisë nga 5 pjesëmarrës të komunave përfituese, që do të jenë të moshës nga 18-35 vjeç. Gjithashtu përfitues do të jenë 15 pjesëmarrës në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit të moshës 15-25 vjeç. 75 pjesëmarrës të moshës 15-35 në aftësi të buta, 15 në trajnim të fotografisë, 15 në trajnim të dizajnit grafik, si dhe shumë të rinj të tjerë nga aktivitetet që do të mbahen, si panairi i produkteve rinore dhe panairi i karrierës. I pranishëm në lansimin e këtij projekti ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili është zotuar se do të mbështes projektet që kanë për qëllim mirëqenien e rinisë së komunës së Vitisë dhe se do të vazhdoj inkurajoj bashkëpunimin me organizata që kanë për synim realizimin e projekteve për rininë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …