Ramadan Bozhlani: Thirrje popullit nga përtej varret

Dita e 28-të nëntorit e mban madhërishëm flamurin e festave më të rëndësishme kombëtare.  Si asnjëherë më parë, kjo ditë po na pret çehrengrysur. Dinjiteti i kësaj dite që u ngrit mbi sakrificën e paraardhësve tanë nuk e lejon kalimin e ideve makabre, për tkurrjen dhe instalimin e shtetit serb të quajtur asoacion për brenda truallit shqiptar.  Klithja e kësaj dite që po vjen përtej varreve nga zërat heroik të Skenderbeut, Ismail Qemailit, Adem Jasharit dhe dëshmorëve mbarë kombëtarë  duhet ta çvesh çdo individ nga interesat, ngjyrimet dhe varësit politike, për t’u ngritur në këmbë kundër kësaj masakre që po i kanoset truallit shqiptar. Kjo thirrje e eshtrave të nën tokës synon ta zgjon popullin i cili ka filluar ta humb dinjitetin nën kamxhikun e politikanëve tanë, me kërkesën: shijimi e kësaj feste do ta gëzojn vetëm ata që e përfillin flijimin e gjakut tonë duke u ngreh kundër marrëveshjeve antishqiptare me 28 nëntor.

 

 Populli ynë para idealeve kombëtare historikisht ka pasur qëndrim heroik.

Ky popull nuk ka njohur frik dhe gjunjëzim para asnjë pushtuesi edhe pse tytën e pushkës përherë e ka pasur në gjoksë. Atë që s’mundi ta bëjë asnjë pushtues e arritën me djallëzi politikanët shqiptar, që këtë popull të dinjitetshëm ta disiplinojnë, ta politizojnë, ta përçajnë, ta frikësojnë, ta vëjnë në gjumë, ta mjerojnë, ta varfërojnë, ta bëjn të dëgjushëm dhe memec. Heshtja e këtij populli karshi marrëveshjeve me serbin po i tërbon varret e tokës arbërore.

 

 Dikur shtetarët shqiptar u shquajten për qëndrime të dinjitetshme ndaj çdo shteti, siç ishte Hasan Prishtina, Isa Boletini etj.  Kjo traditë që shprehte guxim intelektual sot po nëpërkëmbet me veprime qyqare të politikanëve të Kosovës. 

Çdo pozitë me përgjegjësi shtetrore e kanë degjenerar duke u përkulur para kërkesave djallëzore të serbëve. Atributet e burrë shtetasve janë venitur deri në gjunjëzim. Justifikimet e tyre ndaj këtyre marrëveshjeve janë tepër foshnjore. 

Brezat që do të vin do t’ju mallkoj si tradhëtarë, sepse, supet ua keni rënduar me peshën e shkëmbinjëve.

Opozitën do ta përfshijë lavdija e historisë ndër breza, për këtë qëndrim heroik ndaj këtyre marrëveshjeve antishqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …