Shkëlqim Millaku: 28 Nëntori I, II, III…-

Krijimi i krizës politike në Kosovë është bërë bisedë e zakonshme dhe mjaft e frikshme për sigurinë e të ardhmes së vendit tonë. Shteti  dhe qytetarët e Kosovës, a e meritojnë të jenë viktimë e veprave, mendimeve të atyre, ndërkombëtarëve, që nuk i kanë menduar gjerat mirë e drejtë për një shoqëri të tillë demokratike.

 

Qytetarët, intelektualët dhe politikanët (!) nuk janë shtresë e paarsimuar, të atij nivelit për të mos e kuptuar kodin e problemit ekzistues!

 

Mendoj, nga vogëlsia e të menduarit tim, propozojmë që të rekomandohet në nivel shtetëror kërkesa  për t’u ridiskutuar në Bruksel ankesat e opozitës. Kjo është e drejtë demokratike!

 

Në Beograd nuk ka dhe nuk do të ketë ankesa, derisa nuk flitet për territorin dhe të drejtat e Serbisë! Prandaj, ridiskutimi nuk e ngrin vazhdimin e bisedimeve, por vetëm e fuqizon atë.

 

 Në takim me ndërkombëtaret mund dhe duhet të përfshihen si delegacion edhe opozita, e cila do të jetë pjesë e përgjegjësisë së marrëveshjeve.

 

Në këtë rrugë mund të stabilizohet gjendja politike në Kosovë.

 

28 Nëntor 2015 nuk duhet të ketë demonstratë (protestë), por duhet të festojmë ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit! 28 Nëntor të 2015 duhet ta kujtojmë shpalljen dhe rolin e pavarësisë së Shqipërisë që kishte për mbrojtjen dhe ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, Evropë e me gjerë. 28 Nëntor të 2015, mirë është që pozita dhe opozita të pajtohen për të kërkuar ridiskutimin e kërkesave (ankesave) të opozitës. Simbolikisht “Topi i problemit  me zjarr është në Bruksel, por jo në Prishtinë, për fat të keq, praktikisht është në Kuvendin dhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por si shqetësim është në gjithë Kosovë dhe në gjithë shqiptarinë”. Nëse do të vazhdohet një rrugë e tillë, ajo një ditë do të gjykohet se ishte, është dhe do të jetë lëndimi më i madh që u është bërë një popullit, i cili, me shekuj e ka pritur lirinë (28 Nëntorin I, II, III…), por atë po e djegim, jo me njerëzit tonë, por me mendjen tonë.

 

Opozita duhet të jetë e disiplinuar. Duhet ta kuptojë realitetin politik! Protestat dhe demonstratat ka qenë dashtë të ketë për rastin e ardhjes së Lubisha Dikoviqit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …